Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Çfarë ndjen një mashkull në shtrat?

Hand in hand


Mirë se erdhe në botën seksuale të meshkujve, ku mendja dhe trupi kanë shumë për të thënë. Merr shënim këshillat që do të të japim se do të të ndihmojnë shumë.

Faza e parë: Dëshira

Advertisement

Truri: Çfarëdolloj gjëje mund ta provokojë dëshirën mashkullore: Një përkëdhelje e lehtë, një imazh erotik, zëri i një femre që flet në mënyrë seksi… Por, meqë asnjë burrë nuk do të ketë një ereksion në momentin e papërshtatshëm, gjëja e parë që ata mendojnë është: Do të jetë e përshtatshme ta “ngre veglën”?

Trupi: Kur truri i mashkullit aktivizohet me fjalën “seks”, trupi i tij eksitohet akoma më shumë, temperatura e trupit fillon të rritet, fluksi i gjakut fillon të shtohet dhe lëkura bëhet shumë e ndjeshme. Në këtë fazë, gjithë impulset e tij janë të përqendruara për të arritur kënaqësinë, që bën të mundur shtimin e ereksionit.

Për të shtuar kënaqësinë e tij: Zgjat dëshirën e tij. Në këtë fazë, mashkulli kërkon ta lëshojë veten, por në të njëjtën kohë, ndrydhet. Kështu, “ndihmoje” të humbë kontrollin. Mendja ushtron një fuqi të madhe mbi gjendjen fizike të mashkullit, ndaj nëse do ta bësh të vdesë nga dëshira, përqendrohu në lojërat paraprake. Tregoji një ëndërr erotike që ke parë me të ose preke në një mënyrë shumë provokuese.

Ji e butë: Në këto momente, edhe përkëdhelja më e vogël mund t’i sjellë një kënaqësi maksimale. Për këtë, merre shtruar dhe befasoje duke e puthur në vende të ndryshme të trupit që ai nuk i pret. Preki gjoksin me gishta, mbështet buzët në klavikulën e tij ose përkëdheli lehtë të pasmet, ndërkohë që i pëshpërit diçka në vesh.

Faza e dytë: Zhvillimi

Truri: Kemi ardhur në etapën kur ai duhet të dijë të jetë i butë dhe sensual për të të kënaqur, por në të vërtetë po përpiqet të të bëjë të vetën egërsisht. Në këtë fazë, meshkujt  lëkunden ndërmjet ndjenjave të buta dhe instiktit të pastër kafshëror. Në shumë raste, ata sforcohen për t’u përqendruar te femra tashmë që dëshirat e tyre fizike janë më të fuqishme.

Trupi: Në këtë pikë, ndryshimet fizike te mashkulli janë vërtet të dukshme. Ai ka më shumë nevojë për përkëdhelje intensive, frymëmarrja e tij qartësohet dhe ereksioni i tij është i plotë. Në këtë fazë eksitimi, i dashuri yt do të jepte gjithçka për të penetruar.

Për të fuqizuar dëshirën e tij: Ji pasionante. Tregoji që edhe në krevat ti je një vajzë me karakter. Puthe fort, ndërkohë që ia kap kokën me vendosmëri. Do ndjejë se je ti ajo që po e zotëron. Kur të jesh në pozicionin e misionerit, rrethoja trupin me këmbë dhe lëre të të penetrojë vetëm me majën e penisit.

Kushtoju vëmendje të veçantë supeve, kurrizit dhe të pasmeve. Nervat afër shtyllës kurrizore dhe belit janë të lidhura direkt me zonën gjenitale. Nëse i stimulon këto zona,  do bësh që eksitimi i tij të shumëfishohet.

Faza e tretë: Zgjatja e momentit

Truri: Djemtë e dinë shumë mirë që nëse duan të eksperimentojnë një orgazmë të fuqishme, duhet të largohen prej saj për pak kohë. Kështu, ata e ulin pak intensitetin e pasionit të tyre dhe mundohen të shijojnë një seks më të qetë. Me një fjalë, bëjnë një pauzë mendore. Për të pakësuar ritmin dhe për të frenuar, normalisht fantazojnë diçka që nuk ka të bëjë me seksin dhe kur mendojnë se është momenti për të përshpejtuar, imagjinojnë ndonjë fantazi erotike që funksionon si stimul mendor.

Trupi: Gjatë kësaj etape, kënaqësia përqendrohet rreth pjesës së poshtme të kurrizit e fundit të barkut dhe prej këtyre zonave, rrezatohet në të gjithë trupin. Tashmë që objektivi i tij është të zgjasë arritjen e orgazmës për një periudhë kohe, ajo që dëshiron i dashuri yt janë disa tipe të ndryshme fërkimesh, ritmesh dhe ndjesish.

Për të fuqizuar dëshirën e tij: Ndihmoje të shijojë lojën e “Maleve ruse”. Në këmbënguljen e tij për të zgjatur kënaqësinë, thuaji diçka që të eksitohet, si për shembull që të pëlqen ta ndjesh brenda vetes ose bëji shenja të tipit “më shpejt” ose  “më afër”.

Ftoje në një kokteil shpërthyes! Thuaji që duhet të provoni disa stile. 1. Atë nga mbrapa, që do ta lejojë atë të penetrojë më me intensitet. 2. Ti sipër, kështu mund të kombinosh penetrimet sipërfaqësore me të tjera më të thella.  3. Misionerin, që është ideal që ai të arrijë orgazmën. Mundohu që ai të mos e arrijë shpejt atë, duke e ngadalësuar në momentet kur ai kërkon të shpërthejë.

Faza e katërt: Orgazma

Truri: Në momentet para ejakulimit, e vetmja gjë që është parësore në trurin mashkullor janë ndjesitë fizike. Ata duan vetëm të arrijnë orgazmën. Pas arritjes së saj, organizmi i tyre lëshon një substancë kimike të quajtur prolaktinë që i bën të mos mendojnë më për seksin.

Trupi: Pak sekonda para se i dashuri yt të arrijë në orgazëm, trupi i tij tensionohet, testikujt ngjeshen dhe presioni i gjakut përqendrohet te penisi derisa arrin në orgazëm. Para se ta arrijnë atë, burrat eksperimentojnë katër ose pesë tkurrje ritmike me një interval prej 0.8 sekondash nga njëra-tjetra.

Për të fuqizuar dëshirën e tij: Përmirëso orgazmën e tij. Lëre të dashurin tënd të penetrojë me shumë intensitet, në çastin që është duke ejakuluar. Më pas qëndro në një pozicion eksitues relaksues. Të ta shpjegojmë: Ta stimulosh gjatë orgazmës është e rëndësishme, por pas saj gjaku tërhiqet nga penisi dhe në ato momente dhe ai mund të durojë vetëm prekje të lehta dhe të buta. Përkëdhele nga beli e lart. Këto përkëdhelje do ta qetësojnë dhe do të krijojnë më shumë intimitet mes ju të dyve.

Gjashtë sekretet e meshkujve

Dimë që meshkujt fshehin disa gjëra, si për shembull materiale porno ose foto të ish-të dashurave, por ajo që s’të shkon në mendje është se sa informacione seksuale fshehin ata. Ne u kemi bërë disa pyetje dhe ja përgjigjet që na kanë dhënë…

1.  U pëlqen të joshen nga femrat

Sipas të dhënave, ato që i eksitojnë më shumë meshkujt janë vajzat që dinë ta hedhin vetë hapin e parë. Edhe pse pritet që të jenë ata që marrin iniciativën, burrat ëndërrojnë që e dashura e tyre të hidhet me pasion sipër tyre herë pas here. Ja ç’thotë Genci, 25 vjeç: “Akoma nuk kam gjetur një femër që të bëjë seks aq shpesh sa unë. E dashura ime e fundit e merrte aq rrallë iniciativën, sa jam betuar që nuk do të lidhem më me femra që duhet t’i lusësh shtatë herë që të bësh seks me to”.

Këshillë: Luaj me të dashurin tënd sikur je perëndesha e seksit. Kur të jeni vetëm në shtëpi, mos ngurro, por hiqi pantallonat dhe bëj me të ç’të duash.

2. Në krevat zgjedhin pozicione që të duken mirë estetikisht

Jo vetëm që i shqetëson pamja e barkut dhe e muskujve të krahëve, por edhe ajo e penisit. Shkaku se pse meshkujve u pëlqen shumë pozicioni: Femra sipër, është se kështu, përveçse u duket barku i sheshtë, edhe penisi u duket më i madh.

Këshillë: Vini një pasqyrë në mënyrë që ai mund të të shohë ndërkohë që penetron ose shtrihu me kurriz dhe vendos këmbët mbi supet e tij. Do të ndihet i fuqishëm kur të futet në vaginën tënde.

3. Shtiren sikur kanë më shumë eksperiencë nga sa kanë vërtet

Asnjëherë nuk i tregojnë emrat e ish-të dashurave, por i bëjnë partneret e tyre të besojnë që kanë pasur shumë eksperienca, sepse u vjen turp të tregojnë shifrën e saktë se me sa femra mund të kenë qenë. Në mendjen e tyre ata thonë: Pak eksperienca do të thotë edhe pak siguri në vetvete. Në këtë mënyrë, mbase ai e ka pak të vështirë të orientohet kur bëni seks.

Këshillë: Në krevat, merri dorën dhe tregoi saktësisht presionin dhe shpejtësinë me të cilën do të doje të të prekte. Përdor fjalët: “Këtu”, “më poshtë”, “më fort” dhe lavdëroje kur të jetë duke e bërë mirë. Do t’i shohësh rezultatet.

4. Kanë fantazi të patregueshme gjatë seksit

Mos fillo të nervozohesh, por psikologët dhe seksologët thonë se është më se normale që meshkujt të fantazojnë me persona të tjerë dhe jo me partneren që kanë në shtrat. Në fakt, është gati një refleks, ndërkohë që i afrohen orgazmës. Ka shumë që fantazojnë me ndonjë ish, ose edhe një aktore pornoje. Sigurisht, ata nuk i tregojnë këto fantazi.

Këshillë: Nuk ke pse të hetosh nga se përbëhet imagjinata erotike e të dashurit tënd. Thjesht, duhet të pranosh që ai imagjinon. Nëse do të dish më shumë, kërkoji që të pëshpërisë një skenë seksi, që të të përfshijë dhe ty, ndërkohë që bëni dashuri.

5. Pyesin veten nëse ti ndihesh mirë

Një pjesë e kënaqësisë seksuale të meshkujve vjen kur shohin partneren e tyre të eksituar dhe nëse ai dyshon se kënaqësia që ndjen ajo nuk është e vërtetë, nuk mund të kënaqet. Burrave nuk u pëlqen që femrat të shtiren.

Këshillë: Mos u hiq si artiste filmash porno, por as mos u përmbaj nëse ke nevojë të psherëtish ose të flasësh drejtpërdrejt gjatë seksit. Mund ta drejtosh duke psherëtirë pikërisht kur të bëjë ndonjë lëvizje ose çoje dorën e tij te pika ku ti ndjen kënaqësi.

6. Janë shumë të turpshëm për të kërkuar gjëra pikante

Ndodh shpesh që meshkujt të dëshirojnë të bëjnë diçka të konsideruar tabu, por më pas nuk guxojnë ta kërkojnë, nga frika se mos i gjykojnë të shthurur.

Si ta lexosh mendjen e tyre: Nëse je e hapur ndaj aventurave erotike, informoje për kurozitetin tënd seksual. Pasi ta kesh bërë ti hapin e parë, ka mundësi që edhe ai të guxojë të të thotë se çfarë ka në mendje. Por çfarë do ndodhë nëse kërkesa e tij i kalon limitet e tua? Zbute pak. Të themi për shembull se atij i pëlqen të bëni seks në publik. Ti mund t’i sugjerosh që ta bëni në makinë. E vërteta është se edhe pse vë në praktikë 20% të dëshirës së tij më ekzotike, do ta bësh të çmendet pas teje. 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Sulltan Hajolli nuk di të ndalet, ndihmon me të madhe familjet në nevojë (Foto)

Next Post

Kam tre nuse… Kë të mbaj?

Advertisement