Nga Fjoralba Zeqiraj
Shkëmbimet muzikore ndërmjet vendeve të rajonit dhe fqinjëve tanë nuk na kanë munguar asnjëherë. Duket qartë që komercializmi ka afektuar origjinalitetin e muzikës moderne sot në Shqipëri. Duket se mania e frymëzimit nga muzika e vendeve fqinje mendohet që ka kapur kengëtaren e famshme Juliana Pasha. Kënga e Juliana Pashës “Në më je” ka disa sekuenca ngjashmërie si në melodi dhe koreografi me këngën Greke “Medisa” të Marina Satti.
A thua të ketë qënë një rastësi që këngëtarja shqiptare të ketë një analogji në melodi dhe koreografi me këngën Greke “Medisa” të Marina Satti?
Kërkesë dhe shije e Juliana Pashës apo muza e kompozitorit e orientuar nga kjo këngë Greke- kjo i mbetet këtyre dy të fundit.
Gjithësesi, kjo “ngjashmëri” nuk mund të eklipsoj reportin e gjerë dhe të larmishëm të këngëtares shqiptare Juliana Pasha.