Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pse nuk po martohem dot? Është sëmundje?


-Jam një vajzë 30 vjeçare dhe jam beqare. Të gjithë më thonë kush nuk të merr ty por në fakt mua asnjë nuk më pëlqen. Mos është sëmundje kjo? Keni dëgjuar ndonjë rast të tillë? Ju lutem me jepni një mendim se çfarë të bëj se kam shumë kërkesa por s’më pëlqen asnjë. Jam në udhëkryq me veten dhe nuk po qartësoj dot mendimet. Ju faleminderit!

-S’të ka ardhur ora .. Paç fat se për t’u martuar të gjithë martohen edhe me fotografi po me fatin mos luaj e mos shkruaj…. Zhaneta

Advertisement

– Dëgjo ai që të do vertet nuk shikon pamjen e jashtme të dikujt por shikon botën shpirtërore ate emocionale te njeriut shikon zgjuarsinë pastërtinë qe mund te ket aparenca e jashtëme shkon e vjen ajo qe ngelet ësht bota e brendshme e njeriut ajo është kryesorja. Se dhe molla mund te duket e bukur e mirë nga jashtë por nga brenda ësht kalbësirë, pra ki vetëbesim dhe shikoje sesi gjërat rreth teje do ndryshojnë. Sëmundja është kjo që ti si femër ke rënë psikologjikisht e të duken të gjithë njëlloj ose do kesh dashur ndonjë dhe pret atë, këto dy variante janë. Paç fat moj vajzë, Zoti të çoftë në derë të mirë e qofsh e lumtur gjithnjë. Romeo

– S’ka problem tani që je e re do të zgjedhësh pas pak nuk do gjejsh as të mbledhësh po mblidh mendjen dhe vendos sa më parë. Rina

– Nëse nuk të pëlqen asnjë sipas meje duhet të lidhesh me ndonjë femer!? Astriti

– Më duket ke shkruar që të tregosh që je beqare dhe të kesh propozime. Loto

– Të vjetrit kanë thënë ; kush kërkon shumë nuk merr dot as pak. Aleksandër

-E moj xhan edhe unë jam 28 vjeç e jam beqare. Më çudit vetja se jam gjithë kjo femër pa një njeri në krah. Tila

– Pse duhet të martohesh patjetër?! Meqë nuk të pëlqen asnjë djalë deri tani do të thotë që nuk ke njohur atë që të përshtatet ty. Mos dëgjo njerëzit se do sëmuresh vërtet, ka plot si ti dhe s’ka asgjë të keqe të jesh beqare në moshën tënde. Ermen

-Në Shipëri ndodh kjo gjë. Sapo vjen nga jashtë pytja e parë që të bëjnë ,është:  Je i martuar? Pse nuk je i martuar? Spiro

– Shërohet lehtë kjo sëmundje por duhet të gjesh mashkullin e vërtetë. Atë që kur të të shohë në sy të ulesh kokën mëndjemadhe.

– Po je gjithë ajo femer kam frike se trëmben nga konsumi! 😉

-Pse kush të merr? Beqar jemi, po je gocë e mirë lidhemi bashkë. Mikeli

– Është problem psikologjik ky.  Pastaj me kalimin e viteve bëhet më i madh se humbet besimin te vetja dhe nuk të bind asnjë tjetër. Merita

– Ti shiko të jesh mirë dhe të kujdesesh për vete se nuk është shqetesim martesa. Unë jam 29 vjeç dhe jam beqar.  Çfarë ka këtu, duhet të vras veten unë? Jetoje jetën si të vjen se martesa përpara është. Leo

– Bura ka por s’ka burra! Maksi

– Përshendetje e dashur, ty s’të pëlqen asnjë sepse akoma s’ka dalë njeriu i përshtatshëm për ty,  por dhe ti duhet t’i japësh vetes mundësinë për të njohur dikë. Ka njerëz që pëlqejnë dikë me shikim të parë por ka nga ata që duan pak kohë që të pëlqejnë dikë. Unë jam 36 vjeç dhe jetoj në Gjermani. Nuk jam i lidhur për momentin sepse nuk ka dalë akoma ajo vajzë që të  më përshtatet mua. E kemi pak më të vështirë kur arrijmë një moshë pak madhore por mbi të gjitha është fatin duhet ta kërkosh që të të vijë. Të uroj gjithë të mirat dhe do ishte kënaqësi për mua të njihesha me ty dhe të flisja nëse dëshiron . Me respekt Saimiri.

– Mbylli sytë e merre një dhe ti pash nerin, se na plase zemrën. Mirko

– Unë e kam një ide, më kontakto dhe ta shpjegoj se edhe unë beqar jam. Kemi moshën për t’i dhënë njëdrejtim jetës se vetem nuk rrihet se vjen dimri. Adi

– Mblidh mendjen e merr një se perfekt është vetëm Zoti. Kleo

– Të gjesh shpirtin binjak është shumë e vështirë por jo e pamundur. Meli

– Shko te ndonjë psikolog e dashur. Angus

– Dil një xhiro jashtë shtetit se mos të pëlqen ndonjë i huaj. Ensa

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Sa duhet të jenë rrahjet e zemrës sipas moshës?

Next Post

Pse më dhemb e më rëndohet koka?

Advertisement