Këngëtari dhe kompozitori shumë i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar, Flori Mumajesi është një ndër personazhet më të ndjekur në rrjete sociale.
Ai ndan shpesh me fansat momente nga përditshmëria e tij.
Flori bëhet shpesh nostalgjik, për hitet e tij, për miqtë e vjetër, momentet ku ka qeshur shumë por edhe për fëmijërinë.
Pak më parë ai ka publikuar në rrjete sociale një foto kur ka qenë një vogëlush, hipur mbi një kal mbi të cilin duket se ka shumë kujtime jo vetëm ai po çdo kombinats.
Ndoshta atëherë ka qenë gjashtë vjeç ose të paktën kështu kuptohet nga gishtat e dorës që ka ngritur drejt aparatit.
Nga kjo foto kuptojmë përse Flori ka një marrëdhënie të mirë me kamerat dhe ekranin, sepse duket se që atëherë dinte të pozonte para aparatit