– Ajo që dua t’ju tregoj është shumë e dhimbshme, por dua ta ndaj me ju dhe të marr një mendim. Vëllai im ka një shok të ngushtë që e do shumë, sepse edhe s’ka vëlla, vetëm mua më ka. Atë e njohim prej 15 vjetësh tashmë dhe është bërë si i shtëpisë. Vitin e fundit e kisha parë që m’i hidhte sytë mua, pavarësisht se më thoshte “motër”. Ai është i martuar dhe ka edhe një fëmijë. Nuk dua ta zgjas sepse ndihem shumë keq, por ky person më ka përdhunuar para dy muajsh në shtëpinë time. Ai erdhi për të takuar vëllain dhe më shprehu ndjenjat. Pastaj, me dhunë, arriti të kryejë marrëdhënie me mua. Nuk i tregova askujt, sepse kam frikën e vëllait se s’dua t’i ndodhë gjë, por tani s’duroj dot më. E kam mbajtur fshehur, por ndihem shumë keq, çdo ditë e më shumë. Kam kaluar dhe po kaloj një periudhë të tmerrshme të jetës sime, më duket sikur do çmendem. S’di si të veproj tani që ai vjen me pafytyrësinë më të madhe përsëri në shtëpinë tonë. Nuk e duroj dot më, e dua të vdekur, por s’di si të veproj, t’i them vëllait apo jo?
– Mos i thuaj vëllait, por në polici, direkt! Ti paske prit shumë, të kishe shku direkt në polici dhe t’u thuash familjarëve se nuk ke pse vuan nga një fundërrinë. Gëzimi
– Denoncoje në polici. Nertila
– Vrite, atë bëj dhe përfundo burgjeve. Shko në polici dhe denoncoje prehrën. Merita
– Sa shpesh i dëgjoj këto “më përdhunoi”… Kaq e lehtë është të përdhunohet një femër? Sidomos në shtëpinë tënde? Nuk e kuptoj dot, kisha një orë rrugë nëpër male kthehesha nga shkolla me 10 djem të fshatit isha veç unë në ndërrimin e mbasdites e askush nuk më përdhunoi, gjithmonë merrja respekt prej tyre. Nëse ti vajzë e ke parë që ai të shikonte “ndryshe”, pse nuk iu shmange? Monda
– Tregoji, tregoji, i thuaj të drejtën që herën e parë shkove vetë, të dytën të zuri ai, të tretën të dy, të katërtën për hatër të tët vëllai, të pestën për ndarjen, të gjashtën për gjithë sekretin e të shtatën, përdhunimi. Pra, pas shtatë ose shtatëdhjetë herësh, tregoji vëllait që je e “ndershme”. Tani
– E vetmja rrugë është t’i dalësh zot vetes. Unë mendoj të mos i thuash vëllait për shumë arsye, por nëse ti e denoncon në polici, atëhere ta garantoj unë se vëllai do ta marrë vesh. Mos u ndiko nga asnjë arsye, sado e fortë të jetë, duke e krahasuar me atë që të ka ndodur dhe atë që po përjeton. Luli
– Nuk ekziston përdhunimi pa pasur pak dëshirë. Leoni
– Në të tilla raste, duhet vepruar me zgjuarsi, vetëm se nuk mund të shprehem publikisht. Goni
– Ai nuk është shok por rob…, ai të përdhunoi ty, kushedi sa gola ka bërë tek yt vëlla ai. Ik në polici tregoja dhe vëllait, tregoji të shkëputet nga ai moj gocë e dashur! Jorida
– Idiot. Lulja
– Hajde se do ta paguajë në burg, duke kapur sapunin. Geni