Aktori shumë i dashur për publikun shqiptar, i njohur për rolet e famshme si Behluli e Xhesuri, Kivanç Tatlitug është kthyer në qendër të vëmendjes së mediave turke ditën e djeshme për shkak të qenit të tij.
Kivanç është nxehur kur qenin e tij e kanë quajtur pitbull agresiv që me ligj nuk duhet të shfaqet në publik pasi është i rrezikshëm dhe veshët e tij të prerë tregojnë se ky pitbull përdoret për përleshje.
“Nëse ju i vërtetoni këto që thoni, unë menjëherë heq dorë nga profesioni im. Nëse unë përbëj rrezkikik në publik me qenin tim, atëherë nuk do kem më asnjë dalje publike dhe do vazhdoj të bëj punë të tjera”, ka thënë aktori në Twitter.