“E kapërcej” është kënga më e re e këngëtares Lori, e cila e ka sjellë nën firmën e emrave të mëdhenj në muzikë si Aida Baraku për tekstin, Armend Rexhepagiq për muzikën dhe Darko për klipin. Ajo ka besuar në suksesin e tyre duke konfirmuar edhe njëherë se ata sjellin më të mirën në tregun muzikor. Lori, këtë këngë e ka shoqëruar me një klip të këndshëm plot ngjyra dhe performancë. Gjithashtu, na ka rrëfyer edhe shumë gjërat të tjera, rreth jetës, karrierës dhe planeve për të ardhmen!
Fabjola Kuburi:- Lori, si kaloi sot dita për ty?
Lori Kaçka:- Ditët e mia janë të mbushura me shumë gjera. Sot kam udhëtuar nga Tirana në Prishtinë, kam pasur disa takime me bashkëpunëtorë, isha në studio dhe kam shkëmbyer shumë telefonata pune. Suksesi nuk arrihet lehtë, por as nuk fitohet nga ata qe rrijne dhe shohin endrra me sy hapur.
– Si janë zakonisht ditët e javës për ty?
– Thuajse çdo ditë ka diçka ndryshe, e që teë gjitha të dominuara nga muzika. Takime pune, telefonata, studio, fotografi, grim, koncerte, mbrëmje, dasma…Sigurisht, edhe takime me miq, ndonje event, dreke a darkë dhe shopping. Ditët e mija janë gjithë ngjyra!
– Si do ta prezantonte Lori Lorin për publikun shqiptar ne vitin 2018?
– E publikut, për publikun. Gjithçka bëj është të jem afër maseës që më ndjek me dashuri e kureshtje prej shumë vitesh. Edhe gjatë këtij viti në ikje, s’kam rreshtur se përpjekuri për më të mirën. Kjo jam unë, Lori.
– “E kapërcej” është klipi yt më i ri, një klip shumë i bukur por edhe më bashkëpunëtore të këngës emra të mirëfilltë në muzikën shqiptare. Si i bëtë bashkë ti Armendi, Aida, Darko?
– Janë artistë të mirëfillte e me shije të hollë, krijues këngësh të mrekullueshme. Përtej kësaj, janë miqtë e bashkëpunëtorët e mi të hershëm. Unë besoj fuqishëm tek Aida, Armendi, Darko. “E kapërcej” është konfirmimi i shumëhershëm që dëshmon se këta njerëz janë ekspert hitesh.
-Ky klip po shfaqet në televizionet muzikore, por ka pasur edhe shumë klikime në youtube. Si do ta përshkruaje ti vetë suksesin e kësaj kënge?
– Të pritshëm. Që kur e kam dëgjuar e kam ditur që kjo këngë do ta gjej lehtësisht rrugën pëer tek zemrat e publikut. Jam e kënaqur.
– Unë gjatë gjithë kohës, kam qenë dhe jam një avokate e thekur e vlerave. Ti vetë si e bën dallimin mes një vlere dhe një antivlere në muzikë?
– Tregu muzikor shqiptar është jo edhe aq i definuar, ndërkohë që njerëzit mbështeten fort tek shprehja se “shijet janë relative”. Diçka që dikush e konsideron vlerë, dikush tjetër…!
– Sot është bërë një lumë i tërë me këngëtare që vetëquhen edhe pse nuk kanë ndoshta fare lidhje me muzikën. Po ti, e ke merituar titullin këngëtare dhe çfarë rëndësie ka ky titull për ty?
– Une këndoj, këndoj dhe interpretoj prej vërteti.
-Cilat kanë qenë daljet e tua të para në skenë? Çfarë emocionesh ruan nga ajo kohë?
– Që fëmijë. Më duket sikur kam lindur duke kënduar. U bënë shumë vite ne skenë, por emocionet e fillimit janë më të bukurat e drithërueset. E, një artist, përhere ka emocione, edhe pse vitet ikin. Ështe emocioni ai që e bën të magjishme çdo dalje në skenë, para publikut dashamirës.
-Si ndodhi që iu dhe e tëra këngës?
– Kështu ndodh kur e do shumë një gjë, i jepesh e tëra. Unë dhe muzika ka kohë që e kemi kurorëzuar dashurinë tonë.(Buzëqesh)
– Në klip nuk mund të mos vihen re edhe format e tua trupore. Si e mban trupin në formë?
– Faleminderit nënës natyre, pasi deri tani nuk më është dashur shume te ndjek ndonje plan dietik, te rri gjithe kohes ne palester e te ngjashme. Por, së fundmi edhe ushtroj me trajner personal dhe gjithashtu jam e kujdeshme neë ateë çfarë konsumoj, kjo më shumë për të kontribuar sa më pozitivisht për shëndetin, e pse jo edhe për linjat.
– Ajo çka vihet re është edhe energjia që të karakterizon ndërkohë që këndon. Je po kaq energjike edhe në jetën e përditshme?
– M’a theksojnë shpesh këtë gjë. Sigurisht që nuk mund të jem e njejta, pasi jo çdo moment i jetës është melodi e këngë. Gjithsesi, kam shumë energji pozitive, prandaj edhe ia dal mbanë me sukses.
– Sa të rëndësishme janë koncertet për një këngëtare? Janë një matës i mirë i suksesit?
– Të qenit në koncerte do të thotë se je e pëlqyer, prandaj është e rëndësishme. Megjithatë, nuk di te them me saktësi se çka sot mund të konsiderohet barometër i sakte për matjen e suksesit.
-Ti sa e pranishme je në to?
– Unë jam e kërkuar kudo, kam një axhende të ngjeshur dhe me lumturon fakti që nuk jam “këngëtare sezonale”. Jam në koncerte, mbrëmje, dasma e gëzime familjare gjatë gjithë vitit.
– Ke ndonjë kusht për pjesëmarrjen në koncerte?
– Sigurisht që po. Absolutisht, nuk mund të jem kudo!
– Si mundet një këngëtare ta magnetizojë publikun, ta mbajë të “gozhduar” pas vetes?
– Ka shumë faktor dhe nuk ekziston vetëm një “formulë suksesi”. Duhet shumë punë, investim, informim. Gjërat nuk ndodhin rastësisht dhe brenda natës.
-Ia dedikon dikujt suksesin tënd?
– Atyre që më duan. Jam keëtu falë dashurisë së tyre.
– Cili do të ishte bashkëpunimi që do të përmbushte ambicien tënde?
-Kam shumë bashkëpunime dhe secili ka lenë gjurmë tek unë. Meë ler të mendohem për këtë dhe ta them në intervistën e radhës. Më duket çeshtje serioze kjo!(Buzëqesh)
– Të pëlqen të jesh në qendër të vëmendjes?
– Në fakt, të qenit në qendër të vëmendjes është një farë manie për disa njerëz. Personalisht nuk e teproj dhe nuk “vdes” për të qenë në qendër të vëmendjes.
-Sa e lumtur ndihesh?
– Lumturia asnjeëherë nuk është absolute. Nëse do të thoja që ndihem shumë e lumtur, e di që do të tingelloja klishe dhe false, prandaj nuk më pëlqen. Jam e lumtur, kam familjen, karrierën, shumë njerëz qeë e pëlqejn atë çfarë bej, etj. Por, njeriu jo gjithmonë mund të jetë plotësisht i lumtur.
-Po përjeton Lori një lidhje dashurie?
– Si mendon ti, si të duket? Ah, dashuria…E bukur, apo jo?
– Çfarë të mungon momentalisht?
– Do të doja ti shihja më shpesh anëtarët e familjes. Distanca nuk është e lehtë.
– Je penduar ndonjëherë për diçka?
– Pendohemi përditë për ndonjë gjë të vogël, por asnjëherë për diçka të madhe. S’ka vend për pendim kur njeriu i mat mirë veprimet e veta.
– Përshtatesh shpejt me ndryshimet, të çfarëdolloji qofshin ato?
– Jo, sepse konsideroj se e kam të qarte se kush jam, çfarë dua dhe cili është identiteti im në art dhe kudo. Edhe nëse ndodh ndonjë ndryshim, ai duhet të jetë në nuanca dhe jo në ngjyra.
– Cilat janë angazhimet e tua në vazhdim?
– Jam e angazhuar në xhirimet festive, po përgatitem për projekte të reja, do të realizoj një set fotografik dhe shumë surpriza të bukura.