Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Lindita Nikolla: Ai më thërret « Miss Salca »

Turma e madhe e studentëve nuk më pengoi të depërtoja nëpër ta dhe të gjendesha tek dera e ministrisë. Rojes private i nxorra kartonin e gazetarit dhe ja ngopa duke i thënë se jam punonjës i ministrisë. Sa trokita tek dera e Lindita Nikollës dëgjova një ulërimë nga brenda: “Policiaaa, policia, hajdeni urgjent se po më hyjnë studentët në zyrë!. Unë hapa derën dhe e pashë në panik në cep të murit.

Lindita Nikolla: – Kush je ti? Çfarë doni prej meje? Unë nuk kam gjë në dorë, të betohem. Rama i ka bërë të tëra VKM dhe unë vetëm kam firmosur. Do m’i thyente këmbët po të mos e firmosja.

Kaso Kosa: – Mos u trembni zonja ministre se jam Kasua.

Advertisement

– Kasua? Kush të futi ty këtu? Të kanë dërguar studentët?

– Jo zonja ministre, ç’thua? Erdha vetë të bënim një intervistë bashkë në lidhje me ata që janë jashtë. Ja për këtë erdha. Çfarë duan studentët zonja minister?

– Kërkojnë të ulen tarifat o vëlla Kaso dhe nuk e kuptoj pse ma kërkojnë mua? Dhe mua nuk më bëhet mirë sepse e kam vetë vajzën studente.

– Pse vajza juaj studion në universitetet tona?

– I merr te keqen vajzës sime ti se studjon në Francë dhe i ka ngjarë mamit për mësimet.

– Po thua se vajza juaj ka mesataren 5.8 sa e jotja?

– Ore provokator, edhe 5.8 ta kthesh mbrapsht dhe ta bësh 8.5 nuk je prapë i saktë. Ajo është me 9.5 dhe është po aq e bukur sa unë. Jam e bukur unë, Kaso?

– Si Pamela do të thoshte Rama se je.

-Pamela i thotë asaj grifshës se PD-së ai dhe nuk e ke idenë sa xheloze bëhem. Pa shiko pak nga dritarja, a jane shumë studentë që protesojne, Kaso?

– Plot qënka zonja ministre, plot. Po hedhin dhe letra higjenike në drejtim të ministrisë…

– Letra higjenike? Vërtetë? E gjetëm kush i ka organizuar. Rrofsh Kaso që e pe dhe më the.

– Pse, kush mendon se i ka organizuar?

– Ai pra, ai që qëndroi dy dite zëvendësministër që as emrin nuk ia mësova dhe iku se gjasme në tualet e nuk kishte gjet letra higjenike. U pika, pikaaaa. Ai do ketë kërkuar poshtë për letra, por ne i vendosim mbi shkarkuesen e ujit sepse nuk kemi mbajtesë.

– Ëhë,e ke fjalën për Taulantin Mukën, atë shkencëtarin që kishte lënë rrogën 9 mijë euro për t’u bërë zëvendësi yt?

– Po, për atë Taulant, por që nuk i ngjante fare Taulantit tonë. Kujtonte se zëvendësministri kishte peshën që kishte në kohën e diktaturës, hahah. Hidh dhe një sy Kaso jashtë më qafsh dhe me thuaj a kanë gjë nëpër duar.

– Pashë zonja ministre dhe kane vetëm pankarta ku të shajnë ty.

– Pankartave ua bëj hallall, po shikoji mirë se mos kanë salcë se nuk dua të ma bëjnë pis fustanin që sa e kam blerë.

– Po pse nuk dilni dhe t’i takoni studentët jashtë zonja minister? Ata nuk po tregohen të dhunshëm me sa duket…

– Nuk janë ata të dhunshëm, por është ai që ka bërë VKM. Se mos bën gafë Kaso dhe i thua se çfarë të thashë se më vrau, se nja dy herë është matur të më godasi.

– Jo, nuk ka mundësi, nuk e bën Rama këtë punë, por gjithsesi doja të të pyesja se a është e vërtetë që e keni pas mesataren 5.8?

– Dëgjo ti, xhan, Kaso. E vërtetë është, por atëhere nuk i kushtoja shumë rëndësi. Merren me mesataren time dhe nuk merren me sjelljen dhe notën 9 që kisha në stërvitje ushtarake. Kisha sy pushke, të thaja.

– Po pse nuk të vuri ministre të mbrojtjes, por të arsimit, Rama?

– Ja, këtë s’e kam kuptuar akoma. Më pëlqen më shumë me rroba civile, se sa me rroba ushtarake. Ashtu më dukesh si burrë, më tha. Për kokën tënde Kaso kështu më ka thënë.

– Po nëse i bie Rama telefonit tani, do ia hapni?

– Nuk i bie jo se ja preva shkurt. Nuk mund të rrezikoj fustanin tim të më bëhet pis me salcë për herë të dytë. E di ti Kaso si më thërret kur më merr në telefon?

– Jo, nga ta di zonja Ministre, ma thuaj?

– Më thotë ku je o Miss Salca? Pa më thuaj si quhet ajo salca që të hodhën ty dhe qesh si balenë me të madhe.

– Pse si quhej ajo salca zonja Ministre?

– Salcë muti quhej, por me dy T.

– Punë muti fare zonja minister. Edhe masterin tek Vitrina e keni mbaruar?

– Jooo, larg qoftë. Atje e ka mbaruar shefja e kabinetit tim, kurse unë tek Kristali. Jam e pastër si Kristal unë Kaso dhe mos u nis nga muti…nga salca doja të thoja.

– Është e vertetë që Rama ka një farë simpatie për ty?

– Të jetë mes nesh kjo që do të të them. Unë sot mund të isha edhe first lady Rama, por nuk u bë mbarë. Ai mbaronte pas meje dhe pas disa të tjerave. « O dita ime ! », më thërriste.

– Ku do shkoni tani pasi të mbaroni intervistën me mua zonja ministre?

– Ti nuk ke për të ikur Kaso, pa ikur ata jashtë. Ti je zëdhënësi im për sot. Kështu më tha dhe Rama që rri i qetë se ke Kason.

– Po Rama nga e mori vesh që jam këtu me ty?

– Ehu dhe ti tani. Na kontrollon nga kamerat live nga zyra. Sikur ta dish sa herë flasim në kamera, o Kaso. Pse nuk po degjoj më zëra jashtë? Mos po hyjnë brenda?

– Jo jo, nuk ka më zëra se tashmë kanë ikur të gjithë. Jemi vetëm ne të dy dhe roja private.

– Pse sa është ora mo Kaso?

– Ka vajtur 8 e darkës zonja minister.

– Qyqja Kaso si ikën ora me ty. Hajde dalim bashkë dhe darkojmë. Mos ma prish më qafsh.

– Nuk po ta prish zonja ministre se sharrova për bukë. Nesër do protestojnë prapë mora vesh.

– Ikim, ikim tani Kaso dhe nesër dua të vish prapë. Me ty nuk ka student që më afrohet. Ashtu t’ju prishet salca në duar. Rrofsh Kaso, rrofsh.

– Rrofsh dhe ti për darkën zonja ministre e salcës… më fal e arsimit.

Bisedoi me shaka Kaso KOSA

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Tregimet e një oficeri policie.Grabitja e italianit

Next Post

Anketa e fundvitit! “Ç’ishte për ju 2018-a dhe çfarë prisni nga 2019-a?

Advertisement