Anketa jonë e përvitshme mbledh personazhet më të dashura për publikun dhe sigurisht edhe që kanë qenë pjese e gazetës për arritje apo momente të ndryshme në jetët e tyre profesionale. Pyetjes tonë “Ç’ishte për ju 2018-a dhe çfarë prisni nga 2019-a? “ iu përgjigjën personazhet tanë dhe përgjigjet e tyre do i lexoni më poshtë…! Gjithashtu urojm më të mirat për vitin e ri dhe festa të mbara!

Arif Ziberi (Elita 5), këngëtar

Viti 2018, ma solli perlën më të çmuar, mbesën time të parë,më të ëmblën, Duan. Më kot nuk ishte thënia: Mjalta e mjaltës! Kurse në aspektin profesional, festimin e suksesshëm të 30 vjetorit të punës së grupit. Viti 2019 shpresojmë të jetë vit i mbarë, me shëndet, me punë dhe i plotësimit të të gjitha dëshirave. Gëzuar!

Clydee Lupa, këngëtar, Dj

2018 për mua ishte plot me gjëra të reja këngë dhe evente. 2019-ta do jetë akoma më mirë dhe do dalin shumë këngë dhe bashkëpunime dhe me artistë shumë të famshëm! Muzika është për mua biletë të shoh botën dhe në  2019 kemi shumë destinacione të reja.

Wendi Mancaku, këngëtare

2018 ka qenë një vit i mbushur me sprova. E vetmja gjë që pres dhe shpresoj nga 2019 është shëndet dhe mbarësi për të gjithë.

Drande Xhaj, aktore

2018 ishte një vit tjetër  angazhimesh, sukseshesh dhe arritjesh. Uroj që edhe 2019 të jetë kështu.  Dëshiroj për të gjithë Shqiptarët viti 2019 qoftë vit i mbaresise, tolerancës, mirëkuptimit e dashurisë. Edhe ndonjë lek më shumë nuk do ishte keq. Gëzuar!

Iva Mera, moderatore

Ishte viti i përkushtimit të fëmijve të mi, njerëzit të ardhur në këtë botë e tjetrit që do të vi! Viti i engjëve.2019 uroj të na sjell shëndet të mirë, qetësi shpirtërore dhe meqë jemi pjesë e shoqërisë shqiptare sa më pak lajme të zeza! 2018 ishte plot të tilla!

Gjetan Keta, boksier, kampion Bote

Viti 2018 filloi me stërvitje graduale derisa gjatë stërvitjes kuptuam bashkë me vëllain tim Ismailin që kishte ardhur  koha që unë të ngjitesha përsëri në ring. Dhe kështu ndodhi më 2 Qershor 2018 në Mynih  të Gjermanisë u ngjita në ring më i motivuar se kurrë pasi ishim të  sigurt që humbja ime me Feingeputz kishte ndodhur për shkak të veshit të mesëm. Përkrahja e shumë shqiptarëve që kishin ardhur të më mbështetnin atë natë më dhanë më shumë forcë dhe fitorja me nouck kaut  kundra Devis Caceres e vërtetoi këtë. Unë ndihesha më në formë se kurrë.  Në këtë kohë na erdhi një ofertë nga federata e njohur në boks ËBU. Pasi e analizuam me vëllain tim Ismailin vendosëm se ku më mirë se në vendin e Skënderbeut mund të luftohej për këtë titull të madh. Vendosëm për në Dibër të Madhe për të qenë event i gjithë Shqiptarisë. Për këtë falenderoj dhe se tani me keqardhje pasi nuk është më në jetë Ish kryetarin i bashkisë Rruzhdi Lata. Mbase një stërvitje intensive të bërë së bashku me Ismailin fillimisht në Gjermani dhe me pasur në malet e vendlindjes tonë Bulqizë bashkë me vëllain tjetër Feritin erdhi dhe data e pritur nga ne, por dhe gjithë shqiptarët që mezi e prisnin këtë duel timin. Më  8 Shtator 2018 Dibra e Madhe u bë arena për të mirëpritur shqiptare nga të gjitha trojet shqiptare që erdhën në mbështetjen time dhe shumë sportisteve të tjerë Shqiptarë dhe të huaj. Brohoritjet që dëgjoja të dhoma e nxehjes më shtonin dhe më shumë përgjesinë për rolin e madh të kësaj ndeshjes pasi ishte për titull kampion bote dhe kjo duhet të ishte fitorja në nder të Skënderbeut . Entuziazmi i pa përshkruar i bashkëatdhetarëve tanë më bënë të pathyeshëm në këtë duel kundër Sladjan Janjanin. Viti 2019 fillon me përgjegjësi të tjera për mua  pasi gjerdanin si kampion Bote në WBU duhet ta mbrojë përsëri  kështu që përkushtimi është dhe më i madh.Dhe siç e kam shprehur gjithmon në mediat Gjermane por dhe shqiptare kërkoj një revansh kundër Feingeputz pasi ishte një humbje e padrejtë. Mbështetja e shqiptarëve më kanë dhënë forcë dhe më kanë  bërë të pathyeshëm në këtë vit që mund t’a quaj mjaft të suksesshëm në karrierën time. Të njëjtën mbështetje shpresoj të kem nga bashkëatdhetarët tanë dhe në vitin 2019. Dhe në fund i uroj të gjithë bashkëatdhetareve të mi në gjithë botën  Gëzuar Festat e fundvitit. Mbështëtja juaj është forcë për mua. Rroftë Shqipëria e madhe

Erion Kristo, pedagog

2018 për mua ishte një vit angazhimesh të mëdha intelektuale dhe shoqërore. Gjatë këtij viti kam përkthyer 6 libra dhe redaktuar 8. Kam marrë  pjesë në shumë aktivitete sociale e protesta. Kam nisur punën për tre libra të mi. Viti 2019 shpresoj të mbaroj të paktën dy nga librat që kam nisur. Shpresoj të kemi shëndet   dhe ndryshime politike.

Edita Sopjani, këngëtare

2018 ishte një vit i suksesshëm dhe shumë i mirë, sepse gjatë gjithë vitit gëzova shëndet të plot që për mua është primare dhe mbi gjithçka.  2018 më solli shumë fat, dashuri dhe suksese si në anën profesionale ashtu edhe në atë private. Kështu që e cilësoj si të mbarë! Ndërkaq në 2019-n uroj të kem shëndet unë dhe familja ime. Dua një mesazh për gjithë lexuesit: Falni sa më shumë dashuri njëri-tjetrit, jeta është e shkurtër dhe shijojeni. Mos lejo të të kaploj xhelozia, lakmia apo urrejta, thjesht rri vetvetja dhe gjërat e bukura vijnë çdo herë.

Arben Mazi, organizator koncertesh dhe festivalesh

Viti 2018 për mua ishte i suksesshëm, shumë aktivitete,si prsh spektakle gala, aktivitete muzikore, panaire,aktivitete për çdo festë zyrtare etj si edhe ardhjen në jetë mbesës time Seishel, e cila e bëri vitin që iku të mrekullueshëm. Uroj që edhe viti 2019 të jetë si ky vit, shpresoj që të mbështetem përsëri pse jo edhe më shumë për çdo projekt që kam për rritjen e vlerave kulturore në vendin tonë dhe më gjerë.

Paloma e Fiksit

Një vit që deri diku pati të  mirat e tjj. Nga ana profesionale i njëjti nuk solli ndonjë ndryshomim në objektivat e mia. 2019 -ës i dua më të mirat e mundshme shëndeti dhe familja. Të tjerat ja lë rastësisë. Unë nuk bëj plane ja lë kohës të vendosi për realizimin e qëllimit tim! Gëzuar

Ersida Calja, stomatologe

2018-a për Klinikan dentare “BRILANT ” ishte me të vërtetë një vit magjik. Një vit i mbushur plot prurje të reja si në teknologjinë e pajisjeve, gamën e shërbimeve më bashkëkohore dhe cilësia maksimale e punimeve e cila sigurisht u konvertua në një numër të pafund pacientesh anë e mbanë Shqipërisë dhe përtej kufijve që zgjodhën Klinikën dentare “Brilant” për kurimin e buzëqeshjes së tyre. Padiskutim 2019 premton akoma dhe më shumë. Ndër të tjera projekti i 2019-tës është dhe Turizmi Dentar.

Visjan  Ukcenaj, aktor

2018 Viti më i bukur i jetës time. Viti që më bëri baba. Solli në jetë tim bir Divin. Bëra 30 vjeç . Filluam Duplex në Tv Klan, shumë gjëra!  2019 bën mirë të shtrëngoje rripat se 2018 e ka rritur piacën.

Enkeleida Zeko, moderatore

2008 ishte viti i suksesit profesional për mua dhe programin tim Fair Play që kulmoi me “Kampionatin Botëror të Futbollit”. Por 2008 ishte edhe viti i ndryshimit, pasi këtë sezon i jam bashkuar stafit të mrekullueshëm të Ora Neës. Nga 2019 pres që sukseset të vazhdojnë, por sigurisht që do ti konturoj me projekte të reja dhe detaje interesante. Në jetën private çdo vit është gjithnjë e më surprizues me vajzën time Ester. Gëzuar 2019 dhe suksese e mbarësi ne cdo familje…

Përgatitën faqen

 Artan Kristo & Fabjola Kuburi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *