“Paradox” kështu quhet kënga më e re ardhur me klip nga artisti unik Naser Berisha. Jo vetëm muzika që i flen 100 përqind stilit të tij, apo imazhi në klip, djali i artistit, por mahnitesh teksa dëgjon tekstin me një temë super aktuale. Klipi sapo është lansuar krijoi edhe një problem (Ende nuk dihet pse-ja) duke u hequr por rikthyer brenda 24-orëve kur të gjithë u bënë kureshtarë ta dëgjojnë dhe shohin këngën e bukur. Artisti në tekstin e këngës fuqishëm ngren zërin për gjendjen social-ekonomike në vend.