Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Është normale për një adoleshente kjo gjendje?

E dashur redaksi! Një e afërmja ime, familjare shumë e ngushtë, po kalon një fazë jo të zakonshme, kryesisht ditët e fundit. E mundon pagjumësia pothuajse në pjesën më të madhe të natës, dhe kalon në stres, pa mundur të vërë gjumë në sy, edhe pse fizikisht është shumë e lodhur! I ka ikur oreksi, po ashtu dhe humori, si pasojë e mungesës së gjumit. I është krijuar një lloj frike. Sapo shtrihet, e kap stresi dhe i është krijuar ideja që nuk mund të flejë dot. Është gjimnaziste, nxënëse e shkëlqyer dhe me sjellje të tillë, shumë e zgjuar dhe komunikuese. Por ky problem e ka dërrmuar emocionalisht dhe fizikisht! Nuk ka kaluar asnjë traumë apo ngjarje kohët e fundit, që mund t’i ketë shkaktuar pagjumësi. A është fazë kalimtare? Si duhet sjellë me të? Ka vëmendjen e plotë të gjithë familjes. Me një fjalë, nuk ka arsye të ketë probleme të tilla. Ju lutem, do doja një përgjigje për këtë problem nga psikologia juaj. Faleminderit!

Olta Muça, psikologe, email oltmuca@gmail.com:- Përshëndetje dhe faleminderit për pyetjen e drejtuar! Adoleshenca, duke qenë se është mosha më e bukur dhe më e vështire për t’u menaxhuar, pasi është përballja relative, si në sfidën ndërmjet shoqërisë, shkollës, provimeve, në aspektin e jetës sociale, si çështjet intime, bën që kjo periudhë të jetë, ose të konsiderohet si moshë tepër delikate në jetën e adoleshentëve. Adoleshentët, në ditët e sotme që ne jemi në epokën e teknologjisë, internetit dhe rrjeteve sociale, janë midis një fenomeni problematik. Duke qenë se vitet sa vijnë e ndryshojnë, jeta sa vjen e vështirësohet. Frustrimi që ato përjetojnë, vlerësohet si stresi më i lartë tek të rriturit. Atë e përjetojnë dhe adoleshentët në ditët e sotme. Jo vetëm në vendin tonë, por edhe në gjithë botën e civilizuar, që do të thotë se kanë pyetje të ndryshme përsa i përket jetës, botës që i rrethon, apo ndryshimeve fizike që ndodhin dita-ditës në jetën e tyre. Drejtimi që ato do të marrin pas provimeve të maturës, apo nëse do t’i fitojnë apo jo, bën pjesë tek ndryshimi i shoqërisë. Kemi problematikat e ndryshme, përsa i përket fushës së dashurisë, problemet e saj, etj. Por, sipas një studimi bërë nga Shoqata Psikologjike Amerikane, të rinjtë janë më të stresuar se vetë të rriturit. Mbështetja sociale dhe ndërhyrja e duhur që bën individi i stresuar për të përballuar gjendjen e tij/saj me sukses për të parandaluar agravimin e situatës. Stresi zgjat për një kohë të shkurtër, por në rastet kur bëhet i vazhdueshëm apo kronik, gjendja mund të bëhet problem tepër shqetësues për shëndetin mendor e fizik. Për shkaqe të ndryshme, të njohura apo të panjohura, të rinjtë apo adoleshentët kanë prirje të bien pre e stresit apo depresionit. Po ta marrësh në aspektin e stresit, ai akumulohet nga shkaqe të ndryshme, p.sh. Ti thua se vajza është nxënëse e shkëlqyer. Fakti që mund të ketë shumë vite të tëra duke qenë nxënëse e shkëlqyer, bën që të ketë shumë stres e mbingarkesë emocionale, si dhe psikologjikisht, pasi ka frustrime të mëdha përsa u përket provimeve, ndjesisë që do të ndahet nga shoqëria, drejtimi që do marrë, çfarë do ndodhë më pas etj. Këto janë pikëpyetjet që kanë adoleshentët, që perceptohen si stres, pagjumësi, lodhje fizike, të cilat shkaktojnë dobësim por edhe të kundërtën, duke i shëndoshur! Mund të ndodhin në një kohë fare të shkurtër. Stresi apo traumat që ndodhin kohët e fundit, zakonisht e kanë zanafillën më herët. Janë ngjarje apo episode të së shkuarës që kthehen në të ardhmen, duke ndikuar negativisht në jetën tonë, qoftë një ngjarje më përpara që mund të ketë ndikuar. P.sh. nëse prindërit i bërtasin një fëmije vazhdimisht: “Ti duhet të  mësosh! Duhen nota të mira, s’pranohen nota të këqija” – ai fëmijë do të jetë gjithmonë mbi libra, dhe normalisht s’pranon nota pasive. Thjesht mjafton një situatë e vetme që mund të stresojë një adoleshent apo një individ në tërësi. Aq më tepër që është mosha më delikate dhe më e bukur njëkohësisht, kjo përsa i përket jetës në aspektin social që ato mbartin në vetvete. Pavarësisht aftësive të mira komunikuese, edhe të zgjuar të jenë, mjafton një episod i shkurtër që ndikon më vonë. Por nëse problemi kapet më herët, zgjidhja është më fleksibël, duke bërë që të ketë ndihmën e një terapisti apo psikiatri.

Advertisement

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Anjeza Branka: Jam shumë e pasur

Next Post

Labinot Rexha thyen tabu, i këndon dashurisë mes kolegëve të punës (Video)

Advertisement