Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Gentiana Xhafa: Të bësh karrierë në vend të huaj…!

Ajo jeton prej vitesh në Itali dhe ka arritur të krijojë emrin e saj në botën e modës dhe të spektaklit. Gentiana Xhafa, vjen në një intervistë për gazetën tonë me një rrëfim interesant rreth punës, projekteve dhe synimeve të saj!

 Fabjola Kuburi:- Gentiana, a mund të flasësh pak rreth punës tënde kështu edhe lexuesit do të njohin më mirë?

Gentiana Xhafa:- Përshëndetje, unë jetoj prej shumë vitesh në Itali dhe jam presidente e shoqates “A .P.S SHOËTEAM” që merret me bamirësi duke ndihmuar njerëzit e pastrehë që jetojnë në rrugë. Në shoqatën tonë organizojmë dhe realizojmë kurse për parukeri,  make-up  dhe portamento per modele/i ku unë jape dhe mësim për këto tre fushe . Jam përgjegjëse në Regione Piemonte të një konkursi spektakël të rëndësishëm italian Ragazza Moda e Spettacolo. Jam  gjithashtu edhe patron e  brend  “GX INTERNATIONAL TALENT SHOË” që merret me sfilata mode, konkurse bukurie dhe talent shoë  në këngë dhe balet. Marrim talente të rinj  dhe i rrisim, i mësojmë për një prezantim sa më të fortë në botën e spektaklit.

Advertisement

 -Pra, ju merrni fillestarë që duan të bëhen dikushi në botën e spektaklit dhe i bëni trajnimin e duhur apo jo?

-Po, i marrim në fillimet e tyre  dhe i rrisim. Pastaj kemi edhe profesionistë që bëjnë sfilata për ne ose shumë stilistë i marrin nga ne.

– Ku i organizoni këto sfilata?

–  Lombardia, Piemonte dhe nga shtatori në të gjithë Italinë.

– Kur  keni filluar me këtë aktivitet tuajin që duket shumë altruist për të qenë të sinqertë?

– Këtë vit, pas shumë vitesh  bashkpunimi si agjente me agjencitë dhe markat  italiane, këtë vit kam vendosur të realizoj diçka timen. 2018 e pashë si vitin tim në të cilin mund të arrija synimet e mija. Zyra e agjencisë ndodhet në Novara.

-Keni gjetur mbeshtetje, suport nga ata që ju ndjekin, publiku, ata që merren me art?

-Absolutisht po, duke pasur parasysh që ka vetëm  pak muaj që kemi filluar dhe  është duke shkuar shumë mirë e ka premise për akoma më mirë.

-Nga vjen ky sukses?

– Ky sukses vjen nga eksperienca e shumë viteve, fakti që kam shumë njohje dhe fakti që kam edhe bashkëpunuar me këta emra dhe marka të rendësishme këtu në Itali kur isha organizatore e të gjithë spektakleve me markat që kam bashkëpunuar.

– Ke në plan ta sjellësh edhe në Shqipëri këtë iniciativë tënden?

– Po patjeter që e kam në plan, të vij në Shqipëri, madje shumë shpejt.

– Mendon se do gjesh bashkëpunim këtu?

– Shpresoj që në Shqipëri mund të kem një mbështetje për ne emigrantët që e hapim rrugën tonë në një shtet të huaj me shumë sakrificë, pse jo një bashkëpunim e të dy shteteve e pse jo mos t’i japim mundësinë edhe një talenti shqiptar të vij këtu.

– Projektet në vazhdim..!

– Synoj ta çoj punën time në shumë vende të botës dhe t’i jap mundësinë talenteve të reja të realizojnë ëndrrën e tyre. Në fund dua të të falënderoj ty Fabjola dhe gazetën Intervista për mundësinë që më dha të flas për punën time. Nuk mund të mos përmend edhe dy stilistë ndërkombëtarë Yvonne Paiano Umberto Perrera dhe ti falendëroj për punën që bëjnë dhe mbështetjen e tyre. Faleminderit.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Flori Çoçaj e Shqipe Kastrati vijnë bashkë dhe sjellin hitin 'Prej një shpati' (Video)

Next Post

Juliana Pasha: U befasuan të gjithë...!

Advertisement