Klasifikimi i javës
1. Luani
2. Virgjëresha
3. Dashi
4. Peshorja
5. Demi
6. Akrepi
7. Gaforrja
8. Peshqit
9. Virgjëresha
10. Shigjetari
11. Bricjapi
12. Ujori
DASHI, 21 MARS- 20 PRILL
Të hënën do t’ia kushtoni familjes dhe shtëpisë, ose do të merreni me punë burokratike, të mërzitshme, por të nevojshme. Të martën dhe të mërkurën, Hëna në shenjën e Binjakëve dhe dielli që hyn në shenjën e Luanit do ta bëjnë gjithçka më të thjeshtë. Do ta përballoni çdo punë me një ritëm të shpejtë dhe do t’ju dalë koha edhe për t’u zbavitur. Të premten dhe të shtunën humori nuk do të jetë shumë i mirë, por të dielën dielli do të shkëlqejë sërish në qiellin tuaj.
DEMI, 21 PRILL- 20 MAJ
Java do të fillojë me një ritëm paksa të ngadalshëm dhe të qetë. Ata që nuk kanë vajtur ende me pushime do të ngadalësojnë ritmin e punës, sepse do të ndjehen të lodhur, ndërsa ata që janë duke bërë pushimet do të duan të rrinë me orë shtrirë në plazh (por jo në diell). Në fazën qendrore të javës do të merreni me ndonjë pasion tuajin, ndërsa në fundjavë do të bëni një udhëtim të shkurtër.
BINJAKËT, 21 MAJ- 21 QERSHOR
Hyrja e Jupiterit në shenjën e Luanit do t’i japë fund ndonjë melankolie të kohëve të fundit. Pas një fillimi jave me humor të lëvizshëm, do të vazhdojnë dy ditë, në të cilat do të ndjeheni në formë, si fizikisht, ashtu edhe mendërisht, falë Hënës në shenjë. Mund t’i shfrytëzoni këto ditë për të mbaruar punët që keni në dorë, ose për të menduar një projekt të ri. Të premten dhe të shtunën do t’ia dedikoni shoqërisë, daljeve me ta, takimeve me miq të vjetër, që keni kohë pa i parë. Të dielën, relaks.
GAFORRJA, 22 QERSHOR- 22 KORRIK
Hëna pozitive në fillim të javës do t’ju bëjë të dashur dhe të hapur ndaj dialogut. Të hënën nuk do të keni asnjë vështirësi për të arritur objektivin që dëshironi, ndërsa në dy ditët në vazhdim do t’ju duhet të zgjidhni prioritetet, pasi do të keni punë të shumta. Nga e enjtja në të shtunë, me Hënën në shenjë, do të jeni në formë dhe të aftë për të transformuar gjithçka me prekjen tuaj magjike. Të dielën do t’i dedikoheni familjes.
LUANI, 23 KORRIK- 22 GUSHT
Duke filluar nga e enjtja e kaluar, Jupiteri ka hyrë në shenjën tuaj. Efektet e kalimit të tij do të vazhdojnë për muaj të tërë dhe mund të përmblidhen me këto fjalë: Qetësi, hapje, besim dhe fat. Të hënën mund të ndjeheni paksa nervozë, por faza qendrore e javës do të jetë e shkëlqyer, falë Hënës pozitive dhe mbështetjes së Diellit, që do të hapë një periudhë plot dritë dhe vrull. Të premten dhe të shtunën do të merreni me punë rutinë, ndërsa të dielën do të çlodheni.
VIRGJËRESHA, 23 GUSHT- 22 SHTATOR
Mërkuri, Afërdita dhe Hëna ju mbështesin këtë fillim jave. Si pasojë të gjithë punët, si ato profesionale, ashtu edhe ato personale do t’ju shkojnë mirë. Më shqetësuese dhe stresuese do të jenë dy ditët në mes të javës, për shkak të lodhjeve shtesë në punë dhe në komunikim. Të premten dhe të shtunën do të ndjeheni të mbyllur ne vetvete, me dëshirën për të reflektuar, ndërsa të dielën do të ndjeheni paksa përtacë dhe do të preferoni të çlodheni në shtëpi.
PESHORJA, 23 SHTATOR- 23 TETOR
Të hënën do të merreni me financat dhe çështje praktike, të cilat do t’i zgjidhni me lehtësi. Edhe erosi dhe pasioni do të jenë në kulmin e tyre, gati për të shpërthyer. Ditët në vazhdim do të jenë plot dritë, do të keni takime të shumtë, me miq e shokë, por mund të bëni edhe ndonjë njohje të re. Të premten dhe të shtunën mund të mos jeni në formë shumë të mirë, me humor paksa të lëvizshëm, por të dielën do të jeni të gatshëm për të pushtuar gjithë botën.
AKREPI, 24 TETORI- 21 NËNTOR
Të hënën mund të keni Hënën kundër, gjë që mund të shoqërohet me humor të keq, ngadalësim të punëve, por në vazhdim, Mërkuri dhe Afërdita mund të mbështesin dëshirën tuaj për të udhëtuar. Nëse nuk jeni ende me pushime, me siguri që do të jeni duke i planifikuar. Në vazhdim do të riktheheni për të ndjekur punët që keni në dorë. E premtja dhe e shtuna do të jenë interesante për risi, aventura, dalje me shoqërinë, ndërsa të dielën do të merreni me një pasion.
SHIGJETARI, 22 NËNTOR- 21 DHJETOR
Duket se të hënën nuk do ta keni mendjen shumë në punë. Megjithatë do t’i kryeni punët e zakonshme, por pa shumë entuziasëm dhe përqëndrim. Gjatë dy ditëve në vazhdim mund të ndjeheni të prekur nga një veprim i personave të afërm, ose të keni ndonjë keqkuptim (në dashuri apo biznes). Mos reagoni në mënyrë të nxituar. Të premten dhe të shtunën Hëna do t’ju ndihmojë të mbaroni punët që keni në dorë me këmbëngulje dhe përqëndrim. Të dielën do të ndjeheni në formë të mirë.
BRICJAPI, 22 DHJETOR- 20 JANAR
Të hënën do të veproni shpejt dhe me efikasitet, duke tregur aftësitë tuaja për të punuar dhe organizuar. Të martën dhe të mërkurën vëmendjen tuaj do ta përqëndroni tek një çështje sentimentale që po ju shkakton disa kokëçarje. Mos u nxitoni në gjykime, kushtojini gjithë kohën që ju nevojitet. Hëna pozitive të premten dhe të shtunën do t’ju shtojë karizmën dhe aftësinë për të shtuar kontaktet me shoqërinë. Të dielën do të keni dëshirë ta kaloni me familjen diku pranë detit.
UJORI, 21 JANAR- 19 SHKURT
Të hënën mund të ndjeheni paksa të lodhur, jo me shumë dëshirë për punë. Krejt të ndryshme do të jenë dy ditët në vazhdim: Entuziasmi do të jetë në qiell, punët do t’i mbaroni shpejt e shpejt, do të jeni të pavarur dhe të sigurtë në vetvete. Fundjava do të fillojë të premten dhe të shtunën me ndonjë punë shtëpie dhe do të mbarojë të dielën, me Hënën kundër. Tregohuni elastikë dhe përpiquni t’i përshtateni situatave.
PESHQIT, 20 SHKURT- 20 MARS
E hëna do të fillojë me ritme të qeta dhe pa sforcime, por situata do të ndryshojë duke filluar nga e marta. Do të jeni me punë deri në fyt, të stresuar dhe do të lodheni shumë për të mbaruar punët që keni në dorë. Nga e enjtja në të shtunë Hëna pozitive do të jetë e shkëlqyer për dashurinë dhe erosin, ndërsa të dielën do të çlodheni dhe relaksoheni në shtëpi.