Përshëndetje Dr Ersida! Jam një nënë e re. Kam një fëmijë 5 vjec dhe kam parë që fëmija im i ka dhëmballat e nxira dhe ankohet nga dhimbjet. Kam pritur që të qetesohet me mendimin që këto dhëmbë do ndërrohen. Ju çfarë më këshilloni? Të pres që ti ndërrohen dhëmbët e qumështit apo ta çoj tek dentisti për vizitë?
Dr.Ersida Calja, klinikadentare.brilant@gmail.com, Rr Mine Peza, pranë Kafe Flora Tiranë, tel 355695828670, 355042426409:- Përshëndetje! Dhëmbët e qumështit ashtu sikurse dhëmbët e përhershëm duhen mjekuar për shumë arsye që unë do t’jua shpjegoj më poshtë. Së pari fëmija juaj nuk ka arsye përse të vuaj nga dhimbjet e dhëmbëve në një kohë ku trajtimet e dhëmbëve për fëmijët janë kaq komode dhe pa dhimbje. Së dyti dhëmbët e qumështit kryejn disa funksione si ;1-funksioni estetik, nëse fëmijës tuaj i bien dhëmbët para kohe ose ka dhëmbë të nxirë nga kariesi ai do të ndihet keq edhe psikologjikisht.2-Dhëmbët kanë rëndësi për funksionin e tyre të përtypjes. Nëse fëmija juaj nuk ka dhëmbë të shëndetshëm dhe ndjen dhimbje ai nuk mund të përtyp lehtësisht ushqimet dhe për pasoj mund të ketë probleme me aparatin tretës. 3-Dhëmbët gjithashtu janë të rëndësishëm për funksionin fonetik. Nëse bien dhembet e pare kryesisht femijet nuk shqiptoj dot disa germa si ;v ,d,t,f etj.4-Dhëmbët e qumështit duhen mjekuar për të ruajtur hapsirat e nevojshme për eruptimin e dhëmbëve të përhershëm. Nëse dhëmbët e qumështit bien para kohe nuk do ketë hapsirë mjaftueshëm për eruptimin e dhëmbëve të përhershëm dhe do lind nevoja për trajtime me aparate ortodontike për rreshtimin e dhëmbëve të përhershëm siç duhet. Ju duhet ta kishit çuar fëmijën tuaj që në moshën 3-vjeçare për vizitën e tij të parë.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!