– Përshëndetje psikologe! Dua të di, a duhet të hakmerret një mashkull kundrejt femrës vetëm sepse s’ka bërë seks? Kaq lëndim është për mashkullin refuzimi i femrës? Të bësh intriga, të gjesh numrin e ish-të dashurës, ta shqetësosh me numra të tjerë, me telefonata me zëra të tjerë… ta ofendosh, të shpifësh, të kurdisësh takime me shokët e tu nëpërmjet telefonit, gjoja për ngatërresë numri e pastaj, t’i kërkosh që të bëjë seks me shokët e tu, me mashtrime apo joshje me para apo edhe ta kërcënosh me jetën e saj apo të familjarëve të saj ngaqë s’bën seks me ata që ti fut… Po kur e shqetëson me numra të ndryshëm telefoni dhe sms banale, a quhet hakmarrje? Shkaku i ndarjes së këtij djali e kësaj vajze është se s’kanë bërë seks. Djali donte seks dhe e ka kërkuar në shumë mënyra qëllimin e tij. Vajza donte premtim të sinqertë për martesë s’besonte ne dashurine e tij. Ç’vlerësim i jepni ju kësaj lidhjeje?
Juliana Dulla, psikologe, email julianadulla67@gmail.com, 0699670329:-Përshëndetje! Marrëdhënia në çift, ashtu si çdo marrëdhënie tjetër duhet të jetë e ndërsjelltë dhe e përqafuar nga të dyja palët. Veprimet, afrimiteti deri te marrëdhënia intime vijnë si pasojë e dëshirës të dyve, nuk mjafton të doje vetëm njëri fejese apo tjetri me imponim të kërkojë kryerje të marrëdhënieve seksuale. Ekzistojnë individ të cilët me të drejtë apo pa të drejtë kanë marrë atë që kanë synuar apo dëshiruar dhe në momentin që ata refuzohen krenaria e tyre cënohet. Bëhen obsesiv pas dëshirës së tyre duke arritur edhenëe ekstrem si në rastin tuaj. Arsyet që e çojnë personin në fjalë, të bëjë veprime kërcënuese mund të jenë të shumta: Disa individë mendojnë që kanë të drejtë të kenë gjithçka që duan edhe pse nuk u përket, sërish bëjnë tentativa të shumta për të arritur qëllimin e tyre. Një kategori tjetër personash janë edhe ata të cilet marrin kënaqësi dhë kënaqin egon e tyre kur “dhunojnë” të drejtat dhe jetën e të tjerëve. Për sa i përket pyetjes që a mundet dikush të veproje në këtë mënyrë?
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!