Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Elio Laze: Politika të detyron të bëhësh delenxhi

Një ndër të pakët gazetar profesionist në Shqipëri, pasqyrues i realitetit dhe problemeve që ka shoqëria jonë. E kemi njohur ndër vite si gazetar të emisioneve investiguese dhe në të njëjtën mënyrë i është rikthyer sërish medias pas disa vitesh pune intensive në administratën shtetërore.

Në fokus të intervistës së sotme është gazetari dhe drejtuesi i emisionit ‘Dosaj Investiguese’ Elio Laze. Elio na njeh me situatën në të cilën ndodhet administrata shtetërore sot, kjo për vetë faktin se ai ka qenë një person që e ka para në këndvështrime të ndryshme atë, si gazetar, si qytetar dhe si punonjës i saj.  Duke mos munguar dhe komentimi për herë të parë publikisht i jetës së tij private dhe marrëdhënia që ka me këshilltaren e Bashkisë së Tiranës Ira Vejsiu.

 

Advertisement

Marjon Gorica:- Si nis dita për Elion?

Elio Laze:-  Dita ime nis herët në ambientet e Channel One. Ndarja e punëve të ditës me stafin e Dosjes Investigative është pjesa më e rendësishme e mëngjesit. Shqyrtohen denoncimet e qytetarëve, merret vendimi për trajtim të temës dhe ndahen punët. Pastaj secili nga ne, jemi në terren për t’I dhënë drejtim çështjes.

-Pse vendosët t’i riktheheni medias?

– Unë nuk jam larguar asnjë moment nga media. Gazetaria është pjesë e imja. Është trashëgimi familjare. Është mënyrë jetese për mua. Megjithatë rikthimi aktiv ndodhi në një mënyrë komplet natyrale. Një bisedë me presidentin e RTV Ora Neës dhe Channel One dhe të nesërmen e pashë veten duke vijuar punën aty ku e kisha lënë disa vite përpara.

– Ku keni qënë përgjatë kësaj kohe?

– Në shtator të 2013 i thashë “Po” një oferte për të qënë pjese e ekipit të Ministrisë së Mjedisit. Disa detyra të ndryshme në fillim në Inspektoriatin e Mjedisit e më pas në Policinë Pyjore të Qarkut Tiranë. Më pas për rreth një vit isha Këshilltar i Ligjit dhe Sigurisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. E di që do thoni ke shumë kapërcime në fillim si gazetar investigativ, më pas detyra të ndryshme në shtet por me lejo të të them që çdo punë në rast se e marr përsipër, e shijoj dhe e kryej me përkushtimin maksimal.

– Mendimi yt për administratën shtetërore?

– Administratën shtetërore e kam parë edhe si gazetar, edhe si qytetar por edhe si funksionar. Mendoj që në administratë ka shumë profesionistë. Njerëz të shkelqyer dhe të përkushtuar. Njerëz që njohin ligjin dhe procedurën. Por politika dhe militantët e morën në qafë. Ti mund të jesh sa të duash profesionist, por për shkak të qokave partiake ti detyrohesh të bëhësh një delenxhi që nuk njeh as ligj dhe as procedurë. Politika po e dëmton çdo ditë që kalon administratën shqiptare. Këtë që po them do ta ndjejmë në vitet në vijim. Tani nuk po arrimë ende të kuptojmë dëmin që po bëhet me administratën.

– Çfarë duhet të ndryshojë në këtë vend?

– Kemi humbur mirësinë, dhimbshurinë, njerëzillëkun dhe këtë gjë sërish e kemi dhuratë nga politika. Varfëria dhe halli i kafshatës së bukës së përditshme po dehumanizon njerëzit të cilët nuk i bën syri dritë për asgjë. Mendoj që jemi në kushtet e një krizë ekzistenciale për të cilën personalisht fajësoj klasën politike dhe si zgjidhje shoh vetëm rikthimin tek vlerat njerëzore të cilat çdo ditë e më shumë po i shkelim me këmbë.

– Politikani që keni më tepër antipati?

– Në fakt pyetja duhet të ishte, a kam ndonjë politikan simpati? Megjithatë është dikush që ka antipatinë time më shumë se të tjerët. Është kryeministri i vendit Edi Rama. Jo si person, pasi është i këndshëm, ka fantazi dhe humor. Por si politikan ka antipatinë time maksimale. Për të vetmen arsye që unë personalisht e fajësoj si personin që vrau ëndrrat e shqiptarëve. Një tufe premtimesh gjatë 8 viteve të opozitës bënë këdo (përfshirë dhe mua), që të besoja në një frymë tjetër drejtimi të vendit. Dhe 8 vite shpresë që na dha, i shkërmoqi që në muajt e parë të qeverisjes nëpërmjet skandaleve të panumërta. Mendoj që në Kodin Penal duhet shtuar si vepër edhe “Vrasja e ëndrrave dhe shpresave” dhe Edi Rama duhet të jetë patjetër i pandehur.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Matilda Bega: Më njohin si vajzën e Metit

Next Post

Albulena Kryeziu Bokshi: Më zgjodhi ai mua

Advertisement