– Jam një vajze 25 vjeçe. Kam kaluar një periudhë shumë të vështirë. Çdo mëngjes, kur çohesha nga gjumi, kisha parandjenja shumë të këqija për veten dhe për të gjithë familjen. E vuajta shumë këtë gjë dhe atë ndjesi e kam ende, por jo si më parë. Më duket sikur nuk do të ketë të ardhme për mua dhe as për familjen. Kjo gjendje po më çmend, nuk di ç’të bëj. Më jepni një këshillë…

Lorela Garuli, psikologe, email lorela_garuli@hotmail.com:- Përshëndetje e dashur e të falenderoj që na shkruan. Besoj se ato që ti quan parandjenja, nuk janë gjë tjetër vecse tregues të një ankthi të mundshëm, që paralajmërojnë frikërat irracionale që janë tipike për situatat me ngarkesë të lartë emocionale. Nga ana tjetër, mendimet negative se nuk do të ketë të ardhme, pasiguritë që lidhen me të, janë gjithashtu shprehje e humorit të ulët që shoqëron gjendjet e stresit dhe ankthit.

Është e pamundur të kuptohet plotësisht natyra e problematikës që ke me kaq të dhëna sa ke treguar. Për këtë arsye ti duhet të përpiqesh të kuptosh me veten se me cfarë mund të lidhet kjo situatë. Është shumë e rëndësishme të hidhet dritë mbi kontekstin dhe shkakun në të cilin ndodh ky shqetësim për ty, për të ditur nëse ankthi dhe këto mendime negative vijnë papritur dhe janë të palidhura me një situatë konkrete, apo është fjala që kjo ndodh përherë në përgjigje të së njëjtës situatë, apo pasi ka kaluar një konflikt, një vështirësi, një problematike specifike.

Arsyen se pse kjo ka ndodhur mund ta dish vetëm ti. Gjithashtu, për të dalë në konkluzione nëse është fjala për ndonjë crregullim ankthi, duhet ditur kohëzgjatja e këtyre episodeve; nëse ka vazhduar për rreth një muaj apo ka qenë një situatë e izoluar, pra një episod i ndodhur vetëm disa caste dhe që të është përsëritur verën pas një viti.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *