E kush nuk e ka fiksuar fytyrën e ëmbël të Eriselda Shllakut në pjesët humoristike në RTSH. Më pas pati një shkëputje nga televizioni dhe tashmë rishfaqet në spektaklin e humorit “Al Pazar”. E dini se me çfarë është marrë Eriselda gjatë kësaj kohe? Zbulojeni në intervistën që realizuam me të!
Abi Keta:- Nuk di si të quajnë të tjerët, por mua më vjen të të drejtohem me: “Eriselda kaçurrelsja”!
Eriselda Shllaku:- Për publikun unë jam dhe njihem si aktorja Eriselda Shllaku!
Meqë kemi hyrë në pranverë, çfarë të ka sjellë kjo stinë ty?
– Të jem pjesë në shoë-humor “Al Pazar” dhe për mua është një angazhim shumë i mirë.
– Njihesh në publik si pjesë e ekranit të TVSH dhe pjesëmarrëse në pjesë të ndryshme teatrale. Pate një pauzë në daljet e tua në publik, dhe tani vjen në “Al Pazar”. Më fol pak për pjesën e mungesës, pastaj për ardhjen tënde në “Al Pazar”.
– Është vështirë të mbijetosh vetëm me aktrimin në Shqipëri, ndaj dhe më duhet të punoj. Pasi kreva studimet e Masterit për Biznes në Fakultetin Ekonomik, i hyra dhe iu përkushtova biznesit. Gjatë kësaj kohe kam qenë shumë selective në përzgjedhjen e projekteve artistike, por bashkëpunimet dhe pjesëmarrja ime në projekte të ndryshme artistike ka vazhduar gjatë gjithë kohës. U ndjeva e privilegjuar kur mora një ftesë për të qenë pjesë e “Al Pazar” nga vetë Agron Llakaj, të cilin gjej rastin ta falenderoj. Unë e vlerësoj shumë si aktor dhe mendoj që është një nga artistët më të kompletuar që kemi sot në Shqipëri.
– Si është të punosh me emra të mëdhënj si Agron Llakaj, Behar Mera apo Xhevahir Zeneli?
– Është fat të punosh me emra të mëdhenj si Agron Llakaj, Behar Mera e Xhevahir Zeneli, dhe për të qenë realiste jam ndjerë e përkëdhelur nga fati që në fillimet e mia, sepse përherë kam punuar me artistë të mëdhenj të skenës shqiptare, prej të cilëve kam mësuar shumë.
– Stafi të mban me kimet, apo jo?
– Stafi më ka mirëpritur që në fillim!
– Me cilët prej pjesëtarëve të stafit njiheshe më parë?
– Me të madhin Behar Mera kam pasur bashkëpunimet e mia të para, që kur isha studente e më pas në realizime të shumta të komedive televizive. Po ashtu dhe me Xhevahir Zenelin kam pasur bashkëpunime artistike më parë.
– Si kanë reaguar miqtë dhe familjarët pas daljes në “Al Pazar”?
– Janë lumturuar që më shohin aty ku unë kam vendin, dhe pëlqejnë të më shohin.
– Realisht kur ka filluar dashuria jote për aktrimin?
– Ëndrra e çdo fëmije është aktrimi. Pastaj unë u gjenda në rrugën e artit shumë herët, fillimisht si modele e më pas si moderatore në television. Vendimi përfundimtar për të vazhduar studimet në Akademinë e Arteve përcaktoi gjithçka.
– Dukesh vajzë e përkedhelur. Më kundërshton dot?
– Po! Përkundrazi, jam shumë e forte dhe nuk dorëzohem përpara asnjë vështirësie.
– Në të vërtetë, ti, si je rritur? Je llastuar nga prindërit apo nga gjyshërit?
– Nga gjyshërit….
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!