Ajkune Ahmetaj është shndërruar në emrin më të njohur mes artistëve të parukerisë. Në vitin 2006 nisi me zanatin për frizere, për çka ka studiuar për tre vite. Pasi e përfundoj me sukses aftësimin profesional, ajo hapi sallonin e saj në 5722 Gränichen, në kantonin e Aargaut. Me të shpejtë puna e saj ra në sy dhe kështu ajo u shndërrua në një nga frizeret e preferuara të shumë femrave. Ajkuna nuk është ndalur asnjëherë në rrugën drejtë avancimit profesional. Ajo ka bërë një master klasë tek Mounir, që është njëri ndër stilistët e flokëve më të njohur në botë.
Parukierja e njohur shqiptare para tre vitesh ka sjellë koleksionin e saj të extentions (shtojca flokësh) dhe aktualisht është e vetmja shqiptare që ka linjen e extentions me emrin e saj, që njihet shumë për kualitetin e pa krahasueshëm që posedojnë. Flokët e saj extentions përdoren në videoklipe, reklama e kudo.
Ajkuna Mehmeti është frizere e shumë të njohurave tona, të cilat i bënë të duken shumë bukur dhe të kenë flokë të shndrritshëm e voluminoz. Së fundi, Ajkuna ka lansuar edhe linejn e limituar të Lipstik-ut me emrin e saj, me çka ka vënë një rekord, pasi të gjithë lipstikët (buzkuqët) janë shitur vetëm për pesë ditë.
Tani, ajo ka prezantuar linjen e re të lipstik-ëve me ngjyra dhe nuaca shumë të veçanta, e që janë bërë hit menjëherë dhe po porositen kudo. Në videon e më poshtme shihni spektrin e plotë të lipstik-ëve të linjës së fundit të markes Ajkuna.
https://www.facebook.com/coiffeurajkune/videos/831557830370245/