– Përshëndetje doktor Abazi, kisha një pyetje për ju. Jam 35 vjeçe dhe ka disa kohë që nuk ndihem mirë me shëndetin. Jam e lodhur, e këputur edhe kur nuk bëj asnjë punë. Para pesë vitesh kisha dhimbje koke jo të forta, por shqetësuese, dhimbje qafe, shpatullash dhe më dridheshin këmbët kur rrija në këmbë. Pas shumë vizitash, më thonin se s’kisha ndonjë sëmundje. Edhe pse jam përmirësuar shumë, përsëri nuk jam si më parë. Kjo gjendje më ka ardhur natyrshëm dhe pa arsye. Ka raste që jam e lodhur, e përgjumur, nuk më duket mendja e kthjellët si përpara. Nuk kam forçë, energji, më dhemb qafa, shpina dhe ka raste që e humbas ekuilibrin, më duket sikur do të bie me kokë në tokë, më lodh përqendrimi. Kur ka zhurmë, ose kur flasin shumë njerëz njëherësh, s’e duroj fare stresin. Fle normalisht, jam e qetë, por e ndjeshme. Ka kohë që nuk marr ilaçe se nuk di ku të drejtohem. Ju lutem, doktor, më jepni ndonjë këshillë ose më tregoni ku mund t’ju gjej që të bëj ndonjë vizitë? Faleminderit.
Dr.Abaz Quka, neuropsikiatër, Klinika mjekësore “Nertila” Tel: 0696524440:- Përshëndetje zonjë e nderuar. E lexova me kujdes letrën tuaj dhe do të doja t’ju shpjegoja se ekzistojnë shumë shkaqe që mund të çojnë në shqetësimet tuaja: çrregullimet metabolike, anemia kronike, defiçitet vitaminike, disfunksioni tiroidien, sindromi i lodhjes kronike, e patologji të tjera të sistemit nervor, duke përshirë edhe fibromialgjinë apo depresionin. Në këto kushte do t’ju rekomandoja një konsultë me mjekun neuropsikiatër për një ekzaminim të kujdesshëm objektiv, për të përjashtuar praninë e shenjave neurologjike.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!