Pas lançimit të klipit të saj “Gënjeshtar” që për të qenë të sinqertë pati impaktin e duhur në publik ajo u prezantua në “Kënga magjike 2017” në kategorinë e këngëtarëve të rinj me një baladë të kompozitorit Irekenc Hyka, ajo u duk sikur ra në qetësi dhe nuk u duk për disa kohë në evente publike. Deri në mbrëmjen e një marsit, kur Adalena u shfaq më në formë se kurrë në mbrëmjen e organizuar nga dietologia nutricioniste Anila Kalleshi, si e ftuar e saj. Duket se këngëtarja ka dashur të ketë pak kohë për veten dhe të rikthehet e relaksuar, e kuruar në detaj dhe mjaft tërheqëse. Nuk e dimë ende nëse Adalena ka ndonjë projekt në dorë por gjasat janë të shumta. Presim në vazhdim…!