Ballokume ka shumë por ajo origjinalja ka disa specifika që janë çelësi i detajeve të vogla që bëjnë diferencën.

Të gjitha asortimentet përzgjidhen në  kushte natyrale. Gjalpi duhet të jetë prodhuar në fshat dhe te ketë një ngjyrë te veçantë. Gjalpi i freskët tretet dhe vendoset në enën e ballokumes. Mbi gjalp hidhet pak e nga pak sheqer dhe të dyja rrihen gjatë nga një luge druri. Më pas hidhen vezët një e nga një nderkohë që rrahja me lugë vazhdon. Pastaj e ka radhën hedhja e majës së miellit të misrit. Maja e miellit hidhet me ngadalë dhe përzihet vazhdimisht me lugën e drunjtë. Në masën e formuar hidhet pak finje zjarri. Rrahja duhet të bëhet me dore. Brumi i formuar nga kjo përzierje merret me lugë druri dhe vendoset në topa në tepsi dhe futet në furrën me dru zjarri. Piqet dhe shërbehet në formën e kulaçeve.

Shkruan zonja fanatike puro elbasanllie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *