Menaxheri i njohur i estradës shqiptare, Labinot Nuraj, ka bërë të ditur përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook, se ka nënshkruar kontratë me dy këngëtarët shqiptarë të cilet jetojnë dhe veprojnë në Zvicer.
Bëhet fjalë, për, dy vëllezërit e talentuar Granit dhe Dardan Ahmeti të cilët me prejardhje janë nga Gjilani. Ata, me një stil të veqantë, kanë arritur që zhanrin RNB ta sjellin me një frymë krejt ndryshe në zonen shqiptare, projekti i tyre i fundit “Mos ta nin” është pritur mjaft mirë për publikun shqiptarë.
Pak ditë më parë Labi e ka bërë publike që tashmë ka marrë në menaxhim edhe reperin Tishi i cili është me prejardhje nga Theranda por jeton në Zvicër.
Në anën tjeter, Labinot Nuraj njihet për suksesin e vazhdueshëm të cilin e ka bërë tash e sa vite me artistët mbarë kombëtarë, të njejtën gjë, pritet ta bëjë edhe me dy vëllëzërit Ahmeti.