Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Festina Mejzini: Unë, vajza e festivaleve

Festina Mejzini është një emër që është bërë i njohur për publikun shqiptar që në spektaklin dhe konkursin  muzikor X-Factor ku triumfoi në publik dhe la shijen e mirë më zërin e saj shpërthyes. MË pas nuk ndaluan pjesëmarrjet e saj nëpër festivale sin ë “Kënga Magjike”, festivalin e fundvitit në RTSH, “Kënga ime” e kështu më rradhë. Ajo që na bën përshtypje është se Festina nuk ka prurje me klipe dhe këtë ajo na e shpjegon me faktin se klipet kushtojnë shumë dhe nëse nuk ke një mbështetje financiare nuk është e mundur që të sjellësh një klip të hajrit prandaj ajo preferon të mos bëjë klipe sa për numër. Një këndvështrim real i Festinës por në këtë intervistë do zbuloni edhe shumë gjëra të tjera të cilat Festina ndoshta i rrëfen për herë të parë, pasi daljet e saj në media të shkruar nuk janë të shumta, edhe kjo një mënyrë e saj për të menaxhuar imazhin e saj si artiste. 

 

 

Advertisement

 

 

 

Abi Keta:- Festina, vjen nga një familje artistësh. Sa me fat ndihesh që je Festina Mejzini?
Festina Mejzini:- T’i takosh botës së artit është fat dhe kënaqësi. Unë kam pasur fatin të vij nga një familje e cila me gjenerata ka kultivuar dhe ka kontribuar për muzikën shqip. Ndodhi që dhe unë të kisha fatin të trashëgoj talentin e paraardhësve të mi.

– X-Factor, Top Fest, Festivali i Këngës në RTSH, Kënga Magjike, “Kënga ime” etj. Sa e vlefshme është sot në këtë kaos muzikor qëtë njihesh si “vajza e festivaleve”?

– Në pyetjen tuaj gjej dhe përgjigjen, sepse vërtet është krijuar nje kaos në muzikë, në të cilin është shumë vështirë të ndjekësh rrugën apo stilin që dëshiron.Kjo ndodh ndoshta edhe për shkak se jemi një popull i vogël, dhe mundësitë për të depërtuar janë më të vështira.Gjithashtu rregullat e lojës janë vendosur nga disa njerëz që e kanë shndërruar muzikën në biznes më tepër sesa art. Shumica e muzikës këtu është bërë një “fast food” pa shije. Ndaj, zgjidhja e vetme për ata të cilët dëshirojnë të shfaqin vlerat e tyre, mbeten festivalet.

– Ti vjen në treg rrallë e për mall. Ia ke parë hajrin kësaj strategjie, apo nuk do e quaje strategji?

– E kam bërë një zgjedhje të tillë, sepse krahas muzikës kam pasur dhe studimet në universitetin “Polis” në Tiranë, në degën Planifikim Urban dhe Mjedisor.

– Klipet e shumta të konsumojnë imazhin, apo e kundërta?

– Minimumi i një videoklipi arrin shumën 3.000 euro.Ndaj, duhet të kesh një mbështetje të fortë financiare, kur dihet që në tregun shqiptar kjo është tarifë shumë e lartë, llogarit dhe shpenzimet e tjera si kënga, regjistrimi, “blerja e klikimeve” etj. Preferoj që të mos realizoj videoklipe vetëm sa për të shtuar numrin.

– Festina, çfarë do të kishe dëshirë të bëje në një ditë si kjo e sotmja?

– Të udhëtoja nëpër botë me pasaportën shqiptare.

– Cila ka qenë ëndrra jote më e madhe?A e ke realizuar?

– Ëndrra ime është të vazhdoj karrierën ndërkombëtare dhe shpresoj ta realizoj.

– Së fundmi ti ke ardhur me një stil origjinal në bashkëpunimin me grupin NA. Cili është rrugëtimi që ndoqi kënga “Tjetër jetë”, derisa doli në versionin përfundimtar?

– Bashkëpunimi me grupin NA erdhi shumë spontanisht.Unë kam kohë që i njoh, dhe kemi kënduar disa herë bashkë.Si fillim erdhi thjesht si ide, që m’u duk e pamundur. Një grup dhe një soliste femër? Pastaj filluam të përmbledhim sëbashku idetë tona dhe u finalizua shumë bukur.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kuzhinë/Qofte peshku shoqëruar me pure patate

Next Post

Njoftime/ Djemtë kërkojnë vajza

Advertisement