Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Helena Halilaj: Vuajmë për njeriun e mirë

Ajo, një bionde me kaçurrela natyrale…Me sytë me ngjyrë ku përzihet grija me jeshilen e errët duke të bërë të rrekesh me shikim pa ia ndarë vështrimin e nuk i dëshifron dot! Helena Halilaj, një femër nga një vend i Shqipërisë së madhe ku fjala ka peshë e besë burri, Kukësi!

Kur e kam takuar për herë të parë, Helena ma përforcoi më tepër mendimin tim për malësorët, sigurisht, të zotë, këmbëngulës e autoriritar! Këtë e them për t’i shtuar argumenta bindës ndonjërit që ka mendime ” jugori” për veriun. Nje femër që të sheh në sy kur flet, me një bagazh të fituar jo vetëm prej 2 Universiteteve, por prej shkollës së përditshmërisë  e sprovave të mëdha qê të vë jeta e që nuk mund të bërtiten me zë lartë! Rrekem ta dëgjoj kur flet…epo kam parë e dëgjuar shumë, por tek ca njerëz  të ngec vëmendja içik mê shumë:-Më duket se kam qenë 30 vjeç edhe para 10-vitesh,- thotë ajo!

…dhe ja, që të mos më thoni se po flas shumë, po ju rendis 6 librat në prozë e poezi, që tashmë ajo i ka nxjerrë: “Sytë e tu rrefejnë”, ”Pasarelë manekinësh”, “Biletë malli”, “Çaste të kithta”, “Valëzimet e shpirtit” dhe “Mos ma vetmo fjalën”.

Advertisement

Një libër i ri do të vijë së shpejti!

Helena është një femër e njohur në  organizimet e eventet për libra në Shqipëri e jashtë saj! Me një pasion të madh, durim të skalitur, sepse edhe ju, ashtu si une, e dini fort mirë se të përpiqesh të bësh gjëra të mira e të bukura nê Shqipëri së pari duan të gjuajnë me gurë sesa të thonê: Faleminderit që bën dicka që tê kënaq!

 

Denisa Çerma:- Helena, duke te parë fillimisht si natyrë burrneshë dhe me karakter të fortë, askujt nuk ia merr mendja se mban në xhep një diplomë për Gjuhë-Letërsi…Ka qenë zgjedhje dëshirë apo… ?

Helena Halilaj:- Jam rritur me sytë nga mali i Gjallicës, jam ushqyer me ndjenjën e fortësisë, rezistencës dhe sakrificës. Sot kur kthehem në fëmijëri besoj fort që ka faza të karakterit që zënë vënd herët dhe mbeten të patjetërsuesme në rrugëtimin jetësor. Letërsia, poezia janë dashuria ime me të cilën u rrita, letërsia është burimore, madhështore dhe njërëzore. Ishte zgjedhje imja për të studiuar letërsi. Duke kultivuar dijet krijuesi ose pedagogu bëhet më i mirë. Duke lexuar letërsi të mirë kupton sa i vogël je dhe sa punë të duhet të jësh pranë vlerës.

-Autore e një sëre librash në prozë dhe poezi, a kanë këto libra një mesazh të përbashkët?

– Po, njeriun e mirë për të cilin vuajmë. Njeriu i mirë i cili humbet përditë e më shumë. Ky njeri i mirë me vepra humane që vetëm largohet. Nuk janë lënë mënjanë dhe historitë e vjetra për të cilat kam orientim shpesh në krijmtari, mendoj se janë më të paqta si emocione, si njesi dhe përjetime kur krahasoj robotizmin e kohës në të cilën jetojmë sot. Dashuria është baza rreth së cilës vërtiten poezitë e mia.

– Për kë dhe për çfarë shkruan Helena?

– Poezia është një shpërthim të cilin se ndalon dot dhe kur do. Shkruaj për fenomenet që s’i vë dot askund, janë të papranueshme në egzistencializmin tim. Shkruaj për ato që dua, gjithmonë do jenë në vargjet e mia.Frymëzohem nga më të voglat element të njerëzores ose natyrës deri tek zhurmëzhimet moderne që na i kthen kusur e tashmja. Poezia është si Zoti, është gjithkund me ty nëse e ke. Është një iluminim shpirtëror në cdo kohë.

– Je pro apo kundër idhujve?

– Bota na ka ofruar shembuj aq të fuqishëm dhe me influencë sa meritojnë tribunën e kujtesës dhe shembullit pozitiv. I çmoj tepër njerëzit e mëdhenj dhe me ndikim, më frymojnë ndër vena shpesh, por po aq i dua disa njerëz të mirë, të pastër e të dashur që rrëzatojnë dashuri. Idhujt janë dëshmi të njerëzimit, feja, politika, letërsia i ka shenjësuar në histori. E dua guximin e tyre për të ndryshuar botën, janë sfidues se ne mezi ndryshojmë veten nganjëhere jo më një ideologji, politikë apo shoqëri të tërë.

– Cili është “vesi” yt më i ëmbël si malësore?

– Fjala e dhënë, këmbëngulja dhe dëshira për të qëndruar në këmbë pavarsisht lodhjes apo plagëve që marrim gjatë jetës.

Ves do cilësoja nervin, i cili sesi më del dhe kur nuk dua haha.

-“Motra e dy motrave”, a ke peng një vëllaçko?

– Motrat e mia janë pasuria dhe krenaria që më dhuruan prindërit. Ato dyja e kanë vllaun, mua haha. Një vëlla trim do e doja pse jo, djemtë i dua vetëm të zotë, nuk më pëlqejnë këto vëllackët e përkëdhelur.

– Eventet e tua për librin e për “The Albania” jashtê kufijve, çfarë të kanë mësuar, ku jemi ne në raport ta?

– Kemi një shrehje ne në Kukës, “te ura me lapa” dmth askund, kur vij nga eventet jashtë mësoj që qytetaria është e thellë, ne akoma jemi në murtajën fshatareske të të dukurit e të shiturit që s’po na ikën nga qarkullimi. Më kanë mësuar së njeriu i madh dhe i rëndësishëm bëhet përditë, jo duke marr ashensorin e politikës apo imoralitetit. Aty merita është kurorë që rri në kokat e mëdha jo të vogla.

– A e mendon veten në politikë Helena Halilaj?

– Në kuadër të politikës së grave në vendimarrje po, në sferën e kukullave jo sepse dhe kur isha fëmijë i hidhja kukullat kur nuk reagonin. Politika është një supë e yndyrshme ku mbetesh kockë në fund kur ujqerit e kanë dimëruar vendin në të cilin jetojmë. Ujqërit dimër duan, në pak behar vlerash do jem aspiruese.

– Nën këndvështrimin tënd, cila është nevoja emergjente e Shqipërisë?

– Oksigjen. Është përdhunuar njëriu i lirë, është shpërfytyruar fisnikëria e origjinës tonë, është bërë militant dhe fëmija embrional, po mitizohen krimbat e po bien heronjtë, është bërë jeta vetëm fasadë. Kemi nevojë për shpirt,pa shpirt nuk jetohet në asnjë epokë njerëzore.

– Në Shqipëri ka aktorë politikë të mirë apo politikanë të mirë?

– Ka kavajerë të frikës ndaj faktoreve të jashtëm dhe aktorë të një teatri të njëjtë që zëvendëson personazhet sipas episodeve që do vallja e huaj të kërcehet mbi trojet tona shekullore.

– Helena si femër, çfarë të mban në Shqipëri?

– Koha dhe përpjekja që femra të jetë vlerë jo aksesor!

– Helena, një emër i dashurisë së madhe që shkatërroi shtete e simbol i femrës sa të brishtë edhe të fortë, kush ta ka bërë dhuratë emrin?

– Mbase babi e mendonte që bota do jetë kaq e ashpër dhe brishtë kur të rritesha unë, mishëroj mendimin e tij në mua. Prindërit tek mua kanë kultivuar krenarinë dhe dëshirën për punë e sukses duke pretenduar të jem shembull i mirë sidoqë të vij koha në të cilën do jetoj!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Njihuni me modelin shqiptarë që fiton në spektakle, ky është Getoari (Foto)

Next Post

Kejdi Gishto: Rinia shqiptare si Tajsoni

Advertisement