Ka një rol sa me humor po aq prek edhe problemet e të rinjve shqiptarë. Kejdi Gishto ose siç njiihet ndryshe si Tajsoni i “Alpazar” edhe pse është në sezonin e tij të parë në këtë spektakël ka ditur si ta bëjë publikun për vete. Kejdi na tregon në këtë intervistë për fillimit e tij, rolin,aspiratat dhe shumë e shumë të tjer që duhet t’i zbuloni vetë!

Fabjola Kuburi:- Përshëndetje! Tajson apo Kejdi?

Kejdi Gishto:- Kejdi, sepse Kejdi e krijoi Tajsonin.

– Ky është edicioni i parë për ty në Al Pazar…Kush të solli aty?

– Po, është edicioni i parë në këtë program. Kam ardhur si pa plan, sepse nuk e kisha menduar televizionin si mundësi. Ishte krejt spontane si situatë. U takova me mikun tim, Marion, dhe e pyeta nëse kishte audicione. Shkova të nesërmen, bëra audicionin dhe fitova krejt thjesht. Nuk e prisja, të them të drejtën.

– Si e zgjodhe këtë rol për t’u prezantuar tek publiku? E kujt ishte ideja?

– Personazhi i Tajsonit është një miksim i dy karaktereve të marrë nga jeta. Mënyra se si flet dhe si sillet është idea ime, kurse emri është gjetur në një moment kur po mundoheshim të krijonim një dyshe Tajson-Muhamet Ali.

– Çfarë do na thuash për Kejdin, se Tajsoni duket shumë “high”?

– Edhe Kejdi është high, por jo nën efekt. E mbaj veten gjatë gjithë kohës aty. Në të njëjtën kohë merrem me shtatë gjëra, dhe nuk e di se si. Thjesht nuk mundem të rri pa bërë diçka.

– Ti vetë si ndihesh në  këtë rol?

– Është roli që e bëj me më shumë qejf nga të gjithë. Kam mundësi të xhongloj me këtë personazh.

Qesh dhe vetë kur shikoj se çfarë nxjerr nga goja Tajsoni.

-Tajsoni zakonisht personat që ka përballë i “çmend”. Edhe Kejdi kështu është?

– Kështu thonë ata që më kanë pasur në klasë…

– Ç’kanë të përbashkët Kejdi dhe Tajsoni?

– Edhe Kejdi është pro paqes në botë (qesh).

– Cili është mesazhi që do të transmetosh me anë të këtij roli?

– Tajsoni është një personazh që personifikon një pjesë të madhe të rinisë shqiptare. Po mundohem që përveç pjesës që përcjell humor, t’u tregoj të rinjve që një Tajson Tajson mbetet. Nuk është se ka një motiv jete. Tajsoni, nga substanca  që përdor, në një vend do ngelë e nuk ka për të ecur kurrë para.

– Ke pasur eksperienca të mëparshme si aktor?

-Po, unë jam diplomuar në Universitetin e Arteve, në degën e Aktrimit. Kam marrë pjesë në shfaqje dhe filma shkollorë apo jashtë saj.

– E di ti që sado role të kesh në të ardhmen do mbahesh mend si Tajsoni i “Al Pazar”?

– Unë jam në fillimet e mia dhe kam akoma shumë për të dhënë. Gjithsesi, e para mbahet gjithmonë mend.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *