Quhet Laurent Maliqi është vetëm 23 vjeç nga Gjilani por i lindur e i rritur në Zurich të Zvicrës. Ai në skenën muzikore është shfaqur me emrin artistik LRNT ndërsa me muzikë meret tashmë shtatë vite kurse dy vitet e fundit po bën muzikë profesioniste. Ai deri më tani ka lançuar dy këngë të titulluara ëine kurse kjo e fundit që sapo e ka hedhur titullohet Paraboys.
Ai gjithë projektet deri më tani i ka realizuar me Kudin një nga miqtë e tij më të mirë pasiqë është dhe në rolin e producentit kurse për gjithë angazhimin rreth projekteve përkujdeset vet LRNT me anëtarët e labelit Zgjimi për videoklipet dhe Maksimi për marketing. Inspirimin dhe idejat për këngë dhe video ai i bën në koordinim me miqtë dhe bashkëpunëtorët, muzikën e bën me dashuri dhe mundohet të sjellë këngë për t’u pëlqyer kurse zhanret të cilat i përcjell janë trap, dancehall hiphop, RnB dhe Pop.
Në vazhdim mund të ndiqni projektin e fundit:
https://youtu.be/X_HFpFeYDGI