Bëri “boom” në muzikë me një këngë me ritme turbo-folk me titull “Karamele”. Edhe sot 4 vite pas publikimit të kësaj këngë të Dafina Dautit, ajo kërcehet dhe këndohet nëpër ambjente muzikore. Dafina ka sjellë shumë projekte pas daj dhe ka në plan të sjellë shumë të tjera. Është shumë e lidhur me vajzën e saj Elisabeta dhe e shikon edhe si arsyen e suksesit të saj!
Klajd Heta:- Dafina, e nisim intervistën me planet e së ardhmes. Çfarë ke në mendje momentalisht?
Dafina Dauti:- Prurjet e mia të reja do të jenë afërsisht të ngjashme me ato të së kaluarës, por së fundmi jam angazhuar dhe në dasma apo gëzime familjare.
-Cili element ka më shumë rëndësi për ty në një projekt: videoklipi, muzika apo teksti?
– I kushtoj rëndësi projektit në përgjithësi, që çdo gjë të dalë në formën më të mirë të mundshme.
– Çfarë pret nga publiku një këngëtare si Dafina Dauti, dhe çfarë i jep Dafina publikut të saj?
– Matësi më i mirë i një artisti është publiku. Nëse ata të duan dhe të kërkojnë, atëherë je në rrugën e duhur si artist, sepse edhe muzika bëhet për publikun.
– Çfarë interpreton kryesisht në mbrëmjet “live”?
-Kryesisht muzikë popullore por kjo nuk do të thotë që mos kënaq publikut me kërkesat e tij. Repertori im i mbrëmjes është me muzikë popullore por vlerësojmë edhe kërkesat e publikut.
– Një këngë në repertorin tënd që e preferon shumë?
– Kënga “Pse po ik’ prej meje”, me muzikë dhe tekst nga Arsim Bunjaku.
– Një eveniment ku ke qenë e ftuar dhe ke pasur sukses të madh?
-Ka pasur shumë, sidomos në vitet 2006-2010 kur koncertet kanë qenë të shumta. Më mbetet në mendje koncerti humanitar në ndihmë të fëmijëve jetimë në vitin 2007, ku ishim të ftuar më shumë se 50 artistë. Organizator i këtij evenimenti ishte Labinot Nuraj.
– Sakrifica më e madhe që bën ti si artiste për hir të karrierës?
– Njeriu sakrifikon shumë për të arritur qëllimet e tij. Personalisht mendoj se sakrifica më e madhe është se shpeshherë jam larg familjes edhe në festat më të rëndësishme, për shkak të angazhimeve profesionale.
– Ndodh shpesh ta kthesh kokën pas?
– Jo, ato që kanë ndodhur në të kaluarën, ia lëmë të kaluarës. Jam gjithnjë optimiste dhe shikoj para, sepse ajo që ka rëndësi është e ardhmja, jo e shkuara.
– …gjatë këtyre momenteve që ke arritur, je e kënaqur me Dafinën që është sot?
– Po, falënderimet të gjitha, i takojnë Zotit.
– Për çfarë je krenare me veten sot?
– Jam krenare për dy gjëra shumë të bukura në jetën time, për vajzën që është aq e mirë, e bukur dhe e dashur. Gjëja e dytë për të cilën jam shumë krenare është se kam një familje të mrekullueshme që të bën të ndihesh krenare në çdo moment.
– Çfarë dëgjon të thonë shpesh, qoftë edhe kur je rrugës duke ecur?
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!