Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kiara Tito: Një program për ndërhyrjet plastike

Kiara Tito ka qenë fytyra e ëmbël e “Select” në Top Channel por tashmë ajo ëmbëlsi do të shfaqet në një tjetër ekran dhe konkretisht në  Tv Klan. Programi që Kiara do moderojë do jetë i pari në vend i një formati të tillë, ndërhyrjet plastike dhe rëndësia e tyre të shfaqura në ekran, në sallë por edhe në jetën e përditshme. Më shumë për këtë format por jo vetëm në tregon vetë Kiara…!

 

Advertisement

Klajd Heta:-Kiara, ishe fytyra e njohur e emisionit “Select” ne Top Chanel. Kemi dëgjuar që do jesh prezantuesja e një emisioni të ri në TV Klan. Si ndodhi ky kalimi nga njëri ekran në tjetrin?

Kiara Tito:-Siç ndodh përgjithësisht në shumë programe televizive, edhe Select-it i erdhi momenti për të ndryshuar format. Për mua ishte eksperienca e parë në rrugëtimin tim si moderatore, dhe mund të them me bindje se më ka shërbyer shumë. Por, në TV çdo gjë funksionon me cikle dhe për mua ciklit të shoubizit i erdhi fundi.

-Më fol pak më shumë për këtë program të ri dhe realisht të pakonsumuar më parë në ekranet shqiptare. Kur do nisë dhe çfarë do ketë në tërësinë e tij?

Së shpejti në TV Klan do të nisë një program që do t’i dedikohet një prej temave më të diskutuara të momentit: kirurgjisë plastike. Ky format është parë edhe më herët në botë, por kurrë më parë në televizionin shqiptar. Në fakt, do të jetë një reality shoë, pasi personazhet e thjeshtë që marrin pjesë nuk do t’i shohim vetëm në sallën e operacionit, por edhe në jetën e tyre të përditshme. Programi është me autorësi të Elda Lazes dhe regji të Sibora Kokonozit.

– Çfarë synon t’i japësh këtij programi?

Thjeshtësi dhe pozitivitet, dy karakteristikat e mia kryesore.

– Mendon se në përgjithësi personazheve publike apo VIP-ave shqiptarë nuk iu pëlqen që t’i kritikojnë?

Të them të drejtën, mendoj se jo vetëm VIP-at, por askush nuk i pëlqen kritikat. Por në fund të ditës, ato na rrisin personalisht dhe profesionalisht.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Është fiksuar se komunikon me shpirtra

Next Post

Sekretet e balerinave të “Fiksit”

Advertisement