Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Anila Mimani: Ia kushtova atij…!

Sapo dëgjon emrin e saj, të vijnë ndërmend fillimet e viteve ’00, kur në Shqipëri u prezantua rryma e muzikës turbo-folk. Ajo ishte një ndër të parat që e solli këtë rrymë shoqëruar me zërin e saj melodioz, të ëmbël e me nuanca deri diku që kujtojnë filmat e “Bollyëood”. Bëhet fjalë për kantautoren Anila Mimani, e cila kësaj rradhe vjen në gazetën “Intervista” me një rrëfim disi më personal: jeta, raportet me familjen dhe dashuria për muzikën. Lexim të këndshëm!

 

Klajd Heta:- Anila, mirësevjen në faqet e gazetës tonë. I kishe munguar publikut për shumë kohë por je rikthyer me disa klipe e i fundit  titullohet“Ti nuk e di”. Çfarë sjell ndryshe këtë herë?

Advertisement

Anila Mimani:- Përshendetje të gjithëve, uroj të jeni mirë dhe viti 2018 t’ju sjellë atë që mungoi në 2017-n. Po është e vërtetë që unë u shkëputa paksa nga ekrani sepse iu përkushtova jetës personale, tashmë jam nënë e dy vajza dhe bashkëshorte. Ajo që di të them ështe se unë jam marrë gjatë gjithë kohës me muzikën live por u largova paksa nga arena e shoëbizit dhe klipeve. Ky klip që kam sjellë së fundmi është ndryshe nga këngët e tjera sepse këtë këngë ja kam dedikuar bashkëshortit tim ku dhe ka marrë pjesë në klipin tim. Prandaj është e veçantë për mua si këngë dhe si klip.

-Çfarë “nuk di” Anila ende në përqasje edhe me titullin e klipit të fundit?

-Askush nuk i di të tëra dhe unë çdo ditë mësoj diçka të re.

-Nëse unë them Anila Mimani, jam e bindur që nuk ka njeri që nuk e njeh emrin tënd. Sa punë duhet të arrish të bësh këtë emër?

– Puna e shumë viteve, serioziteti dhe dashuria për muzikën.

-Çfarë mendon se ke humbur dhe ke fituar gjatë karrierës tënde, qëkur ke nisur të këndosh?

Mendoj se kam humbur mundësinë për të kaluar më shumë kohë me familjen time për shkak të punës. Kam fituar kënaqësinë që më fal  të kënduarit live.

-Ku je më e kërkuar për të kënduar?

Kam  kërkesa në shumë vende po për momentin jam e përqëndruar në Zvicër ku dhe jetoj me familjen time.

-Ke mbaruar liceun për mandolinë dhe flaut në mos gaboj, pra je e formuar muzikalisht. A mendon se sot nuk ka ngelur njeri pa u bërë këngëtar/e?

Këngëtar/e ka shumë sidomos kohët e fundit,  por mendoj  se do i seleksionojë vetë koha dhe publiku.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Blerina Matraku: Si duhet të jetë i dashuri im?

Next Post

I ka sytë e ngjitur

Advertisement