“Unë nuk jam si rreperët e tjerë”:- thotë reperi i ri por jo pak i talentuar KMC dhe pse e thotë këtë do ta zbuloni gjatë intervistës. Ai vjen në këtë rrëfim për të treguar të rejat më të fundit në jetën e tij artistike dhe jo vetëm. Ai sapo ka sjellë dy këngë njëra pas tjetrës, njëra prej të cilave me titull “Bad Santa” të shoqëruar me klip ndërsa bashkëpunimin me Big-M e ka sjellë në versionin audio.
Fabjola Kuburi:- KMC, nga hera e fundit që jemi takuar për “Intervista”, më thuaj çfarë ka ndodhur që atëherë?
KMC:- Kam realizuar disa këngë të reja dhe jam akoma duke përgatitur projekte të reja që do marrin jetë shumë shpejt.
– Ke bërë namin me “Bad Santa” apo jo?
-Të them të drejtën prisja më shumë tek ajo këngë edhe pse u bë në kohë rekord edhe klipi edhe kënga brenda ditës.
– Ndërkohë sapo ke sjellë “Ti je ajo”? Si u gjende në këtë bashkëpunim me Big-M?
-Jemi shokë të vjetër dhe Big-M është një djalë i talentuar në muzikë prandaj edhe vendosa të bashkëpunoj me të.
– Çfarë të dallon ty nga rreperat e tjerë?
-Më dallon veç diçka, vishem shtrenjtë edhe nuk mburrem nëpër këngë të tregoj se çfarë kam (qesh). Mendoj se kam mundësi për çdo gjë që është e nevojshme për ti bërë reklamë vetes.
– Paraja nuk është një nga fjalët kyçe në këngët e tua, siç ndodh rëndom në këtë zhanër… Pse?
-Nuk e përmend shpesh lekun nëpër këngë sepse s’më pëlqen të tregoj mundësitë e mia financiare.
– E ke menduar çfarë do të ishe duke bërë tani, po të mos ishte për paranë?
-Në fëmijëri jam marrë me futboll dhe basketboll. Besoj se një prej tyre do kisha zgjedhur.
– Mërzitesh nëse jep përshtypjen e gabuar për veten?
-Jo, aspak. Çdokush ka mendimin e vetë dhe unë e respektoj.
– Batuta që e thua shpesh e me të cilën qeshin të gjitha vajzat?
-Çdo fjalë e imja është batutë (qesh)
– Në çfarë niveli do ta konsideroje muzikën hip-hop që bëhet në Shqipëri?
-Muzika hip-hop shqip po kap majat edhe në botë mendoj unë.
– Cila nga këngëtaret shqiptare të intrigon për një bashkëpunim?
-Kida, Xhensila Myrtezaj dhe Era Rusi.
– Cila prej tyre të duket më seksi?
-Xhensila.
– Çfarë muzike nuk dëgjon dot?
-I dëgjoj të gjitha rrymat.
– Mund të themi se tani je në fazën tënde më të mirë krijuese?
-Po, jam në fazën time më të mirë krijuese.
– Të pëlqen të jesh në qendër të vëmendjes?
-Te jem i sinqertë nuk më pëlqen por nëse merresh me muzikë gjithmonë do jesh në qëndër të vëmendjes.
– Cilat do të jenë projektet e tua në vazhdim?
-Kënga e re mban titullin “S’je gang”
– Një mesazh për të gjithë fansat e tu…
-I vlerësoj shumë për gjithë përkrahjen që më japin dhe i respektoj në maksimum.
Rreperat e bëjnë, po ti KMC?
– Kanë rivalitet të theksuar ndërmjet tyre. Cilët janë rivalët e tu?
-Per momentin s’kam rivalë.(Buzëqesh)
– Mbajnë armë me vete…
-Unë jo.
– Përdorin fjalë banale në tekstet e këngëve të tyre…
-Po edhe unë përdor.(qesh)
– Kanë jetuar në lagje të varfëra, të rrezikshme…
-Në lagje të varëfra kam jetuar edhe unë.
– Vishen me të gjera…
-Kur isha i ri vishesha me të gjëra.
– Thyejnë shpesh rregullat…
-Unë i respektoj rregullat (qesh)
– Bëhen protagonist të grindjeve e sherreve. Ti, kur e ke bërë sherrin e fundit?
– Në gjimnaz.
– Kanë disa të dashura…
-Ehhhhhh (qesh)
– Mbajnë disa tatuazhe…
-Po, kam edhe unë tatuazhe.
– E frekuentojnë shumë jetën e natës…
-Me raste edhe unë dal.(qesh)
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!