Ajo është artiste e vogël në moshë por plot talent, ndërsa ka menduar të sjellë një këngë mjaft të bukur e me një temë prekëse duke përkuar edhe me datën ku kujtohet masakra e Reçakut. Kjo është këngëtarja Marigona Imeri që sic ju kemi paralajmëruar sapo ka publikuar këngën me titull “Reçaku”, këngë kjo që ka ardhur pikërisht më 14 Janar, një ditë para datës së trishtë (15 Janar) kur kujtohet kjo masakër që iu bë popullit shqiptar në këtë vend ku mban titullin edhe kënga e interpretuar mjaft bukur nga artistja e vogël. Klipi është realizuar nga Art Creative Studio. “Kam qenë shumë e vogël, se kisha kutpu, vendi im Reçaku cka ka përjetu. Por babai dhe gjyshi më treguan sot, se ajo cka ndodhi këtu e tmerroj një botë”.. këto janë disa nga vargjet e këngës ku për më shumë keni mundësi të dëgjoni këngën dhe të shihni klipin i cili megjithëse ka vetëm pak orë në kanalin youtube po pritet shumë mirë e po klikohet mjaft.
Advertisement