Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Rikthehen fuqishëm në tregun muzikor Bali dhe Miss Xhuli
Ja pse kryeministri Rama është kupola e trafikimit ndërkombëtar të hashashit Nga Jakup B. GJOÇA
Xhepëzbrazuri Nga Jakup B. GJOÇA

Ja pse kryeministri Rama është kupola e trafikimit ndërkombëtar të hashashit Nga Jakup B. GJOÇA

Tashmë dihet që Edi Rama, si kryetari i Opozitës, në zgjedhjet parlamentare të 2013-s bëri “Aleancë zgjedhore” me Krimin, për të fituar zgjedhjet me çdo kosto financiare dhe politike, si mundësia e fundit e tij për të mbijetuar në Politikë.
Edi Rama si kryetar i asokohe i Opozitës u financua nga Bota e Krimit, aq sa shumë persona me rekorde kriminale, të dënuar nëpër Europë për Krime të Rënda, i bëri edhe ….deputetë.
Aq sa Parlamenti i zgjefhur nga 2013-ta u cilësua Parlamenti i kriminalizuar, duke detyruar po këtë parlament, të miratonte ligjin e De+Kriminalizimit.

Mirëpo, Edi Rama, tashmë si Kryeministër, i flaku si limonë ata deputetë të inkriminuar, për të përjashtuar vetveten nga përgjegjësitë politike të kriminalizimit të Parlamentit.

Edi Rama, si kryeministër nuk kishte as program elektoral politik të besueshëm që mund ta realizonte si qeveri.
Në qeverisjen e tij 2013-2017 Edi Rama nuk bëri absolitisht ASGJË nga premtimet elektorale të 2013-s.
Mirëpo, Edi Rama, tashmë si kryeministër, u josh nga pushteti, aq sa, bëri gjithçka, (përtej politikës) për ta mbajtur pushtetin me çdo kosto politike, përtej normave e parimeve të Demokracisë.
Edi Rama, si kryeministër punoi fort për të krijuar Fondin Financiar Vetiak, për të blerë Pushtetin.
Edi Rama, si Kryeministër Fondin Financiar Vetiak, për të blerë Pushtetin, (pasi e kuptoi që me keqqeverisjen e vet kurrë nuk mund të rifitonte Votbesim) përdori 2 armë që i dha pushteti, por duke përdorur vetë Pushtetin.
1. Korrupsioni.
Edi Rama, si kryeministër, që ditët e para të qeverisjes së vet në 2013-n, zbatoi politikën e koncensioneve.
Asgjë nuk kishte në programin e vet elektoral 2013 për koncensionet.
Koncensionet e Qeverisë së Ramës, u zbatuan si zhvatja më e madhe dhe e pamëshirshme e Pasurisë së Shqipërisë, veçse miratuar nga Parlamenti i kriminalizuar po nga Edi Rama,  pasi u dhanë me koncension Shërbime Shtetërore, Publike, pa kurrfarë investimi, madje qëllimisht kryeministri Rama rritëte artificialisht  edhe shumat shpërblyese të koncensioneve.
Dhe, të gjitha koncensionet e qeverisë së Ramës, i përfituan VETËM klientët politikë dhe financuesit e Edi Ramës.
Advertisement

2. Edi Rama përpiloi dhe zbatoi strategjinë e Hashashizmit në Gjithë Shqipërinë, duke krijuar monopolin e kontrollit të përgjithshëm të mbjelljes, trafikimit Ndërkombëtar të Hashashit nga Shqipëria në Europë.
Aq sa u detyrua edhe Europa ta cilësonte Shqipërinë e Hashashizmit si ” Kolumbia e Hashashit në Europë”.
Për hashashizmin e Shqipërisë kryeministri Rama përdori Shtetin si mekanizmi i kontrollit të mbjelljes, përpunimit dhe Trafikimit Ndërkombëtar të Hashashit.
Edi Rama si kryeministër e shndërroi Ministrinë e Brendshme si Ministria e Hashashit dhe Policinë e Shtetit si Policia e Hashashit.
Vetë ministri i Brendshëm i qeverisë së Ramës në 2013-2017 u katandis thjesht në zbatues urdhërash dhe inspektor  i urdhërave të kryeministrit Rama, në Trafikimin Ndërkombëtar të Hashashit.
Strategjia e Edi Ramës për Trafikimin Ndërkimbëtar të Hashashit u zbatua në Shqipëri edhe me mjetet edhe mënyrat më të sofistikuara, që ka përdorur Mafia, siç ishte edhe përdorimi  për herë të parë  në Europëi avionëve të vegjël për transportimin ndërkombëtar të Hashashit.
Ishte vetë kryeministri Rama, që i kapur mat, si strategu i transportit ndërkombëtar të Hashashit me avionin e rrëzuar  për herë të parë në Divjakë, u mungua të gënjejë, duke ironizuar se avioni i drogës ishte …” mushkonjë”.

3 faktorizimet e provës se Kryeministri Rama është Kupola e Trafikimit Ndërkombëtar të Hashashit  janë:
– Ishministri socislist i Brendshëm i akuzuar nga Drejtësia Italiane për Trafikim Ndërkombëtar të Hashashit.
Kryeministri Rama, i detyruar nga këto akuza e përjashton ishministrin e tij nga Partia Socialiste, për të shkarkuar nga vetvetja Fajësinë politike dhe penale.
– Zbimi nga Qeverisja e re e ishministres së Mbrojtjes, e cila ndihmoi trafikimin ndërkombëtar të Hashashit (me urdhër të kryeministrit Rama) duke bllokuar radarët, edhe pse Shqipëria është anëtare e NATO.
Është presioni politik i NATO ndaj Edi Ramës, që të largojë Kodhelin nga ministre e Mbrojtjes.
– Shkarkimi i detyruar i kryepolicit, i cili u katandis nga Kryeministri Rama si qehajau i mbjelljes dhe trafikimit të Hashashit në Shqipëri.

Vetëm “Policia e Shtetit që Duam”, siç e pagëzoi kryeministri Rama policinë,
nuk mundtëte të shikonte mijëra hektarë të kultivuar me hashash, atë hashash, që kapej me tonelata nga policia e Italisë dhe e Greqisë.
Tani askush nuk mund të dyshojë që është kryeministri Rama Kupola e Trafikimit Ndërkombëtar të Hashashit në Shqipëri.
Asnjë ministër i kryeministrit Rama nuk mund të guxonte dhe të guxojë të bënte asgjë pa dijeninë dhe urdhërin e Kryeministrit Rama. Nëse ishministri socialist i Brendshëm  sot akuzohet nga Drejtësia Italiane për bashkëpunim të drejtpërdrejt në trafikim ndërkombëtar të Hashashit, fajtori kryesor, urdhërdhënësi është kryeministri Rama.
Nëse ministrja e Brendshme jepte urdhër të fikeshin radarët, që skafet e trafikut ndërkombëtar të hashashit nga Shqipëria drejt Italisë dhe Greqisë të mos shqetësoheshin, ishte Kryeministri Rama që urdhërdhënësi.
Që kryepolici të shkarkohet si fajtor i moskryerjes së detyrës ndaj luftës kundër Trafikimit të hashashit, ai ishte masha e urdhërzbatuesi i kryeministrit Rama.
Tashmë shumë organizma ndërkombëtare në Tiranë, si OSBE, ambasada të huaja në Tiranë, media ndërkombëtare kanë pohuar që edhe zgjedhjet parlamentare të 2017-s u blenë me lekët e trafikimit ndërkombëtar të hashashit.
Pra, pas inkriminimit të zgjedhjeve  dhe parlamentit  në 2013,  Edi Rama me trafikimin ndërkombëtar të hashashit bleu edhe  zgjedhjet parlamentare të 2017.
Kryeministri Rama tani, duke flakur përtej pushtetit të vet, ministrat e Brendshëm dhe të Mbrojtjes, si edhe kryepolicin, mashat e trafikimit ndërkombëtar të hashashit, përveçse do të fitojë alibinë politike, se gjoja ai si kryeministër nuk di asgjë se çfarë krimi penal, shtetëro kanë kryer ministrat e tij,
po ndryshon  edhe strategjinë për të sunduar.
Edi Rama hedh në duart e tij sistemin bankar në Shqipëri. Gruaja e kryeministrit Rama, si drejtore ekzekutive e një banke po blen në Shqipëri bankat e tjera.
Kësisoj, kryeministri Rama  me bankat që blen gruaja e tij, po pastron qindra  milionat euro që përfitoi nga korrupsioni dhe sidomos nga trafikimi ndërkombëtar i hashashit, dhe, natyrshëm, investimi i mëtejshëm i kryeministrit Rama është blerja e pushtetit, e votave, e  zgjedhjeve parlamentare të ardhshme.  Reforma zgjedhore e Ramës, u përdor si armë politike nga kryeministri Rama  për të marrë peng edhe Drejtësinë, siç ka marrë peng Mediat.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Rikthehen fuqishëm në tregun muzikor Bali dhe Miss Xhuli

Next Post

Xhepëzbrazuri Nga Jakup B. GJOÇA

Advertisement