Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Si t’i heq komplekset?

Përshëndetje Lorela! Dua patjetër mendimin tuaj në problemin që mua më shqetëson sepse ndihem shumë i stresuar dhe gjithë kohën mendja në një vend më punon. Unë jam një djalë 26 vjeç dhe kam shumë komplekse me veten time dhe këto komplekse janë ato që më bëjnë të dyshoj ndonjëherë se mos kam problem me veten. Unë kam kompleks në mendimet e mia, kam kompleks kur më pëlqen një femër t’ia them se si do reagoj, kam kompleks dhe të zë të dashur dhe të kryej marrëdhënie me të sepse ndoshta nuk do ti pëlqej e gjëra të tjera si këto. Janë këto mendimet që më turbullojnë dhe më shqetësojnë aq shumë sa nuk di si ti heq nga koka. Sa zgjohem mendoj pse jam kështu? Ju lutem më këshilloni si ti heq komplekset që unë kam?

Lorela Garuli, psikologe, email lorela_garuli@hotmail.com:- Përshëndetje! Si fillim viti, të uroj gëzuar dhe mbarësi e shëndet. Shqetësimi yt gjykoj që lidhet me aspekte të vetëvlerësimit, vetëbesimit dhe vetëkonceptit. Vetëvlerësimi është perceptimi që kemi për vlerat tona personale, cilësitë dhe karakterin tonë. Është ndër elementët kryesorë të personalitetit sepse krijohet që herët në fëmijëri dhe është faktor kyc në marrëdhëniet me të tjerët dhe suksesin në shumë fusha të jetës. Për arsye të ndryshme, të cilat variojnë që prej edukimit, përvojave negative në jetë, dështimeve apo mosrealizimit të një objektivi që për individin ka qenë i rëndësishëm, mund të ndodhë që të lëkunden shtyllat e vetëvlerësimit, duke krijuar një vetëvlerësim të ulët, ndjenja inferioriteti, komplekse, mungesë besimi tek aftësitë e veta dhe plot pasiguri. Ajo që mund të sugjerohet në këto raste është një riperceptim i vetes, që arrihet me disa mënyra. Sigurisht që nuk është e lehtë dhe një proces fare i shkurtër, por është i mundur dhe i realizueshëm. Fillimisht, nuk duhet të krahasohet vetja me të tjerët. Çdokush është unik, cdokush ka aftësi dhe talente të caktuara. Është një zakon shumë i keq ai i krahasimit të vetes me dikë që na duket se është më i suksesshëm.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më është rrudhosur lëkura

Next Post

Arbër Çepani: Ajo më jep adrenalinë!

Advertisement