Përshëndetje gazeta Intervista! Si fillim dua t’ju uroj gëzuar Vitin e Ri dhe qoftë një vit i mbarë. Unë jam një zonjë 38 vjeçe, frekuentoj shpeshherë restorantin “Il Tipico” me të cilin ju edhe bashkëpunoni dhe do kisha dëshirë të më ndihmonit pak me mënyrën e gatimit të karkalecave krudo me avokado. Të them të vërtetën e kam provuar në shumë vende por që në disa restorante që kam qenë ato krudot e gatuara thjeshtë dhe unë jam pak kërkuese në këtë pjesë. Do doja të më jepnit këtë recetën e veçantë për të gatuar krudot. Faleminderit!
Përgjigjet Ledio i Restorant “Il Tipico”, Rr Johan Fon Han (Tefta Tashko) në krah të gjimnazit “Ismail Qemali” Tiranë, +355 (0) 42370592, 0689049531:- E dashur letërshkruese, ju faleminderit për konsideratat që keni për gatimet e restoranit tonë dhe tani do t’ju jap edhe recetën që keni kërkuar. Është një pjatë e shëndetshme, e thjeshtë në përgatitje dhe zakonisht përdoret si shoqëruese e një gote me verë të bardhë ose rozë në darkë ose pasdarkave, kështu që mund ta përgatisni shumë thjeshtë edhe në shtëpi.
Përbërësit
Avokado 3 kokrra (të pjekura mirë)
300 gr karkaleca (të vegjël, të freskët)
2 kokrra limon
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!