Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Olsi Bylyku: Kimikati do i bënte me zemër

Kur vjen fundjava bashkë me të vijnë edhe spektaklet e humorit dhe me to edhe personazhet e dashura për publikun. Nëse unë them thjesht “Aty nuk maj men mo gjo” jam e bindur që të gjithë e dini që bëhet fjalë për Kimikatin e “Portokallisë”, që interpetohet aq bukur nga aktori Olsi Bylyku. Nuk mund të mungonte Olsi në një intervistë që do ju bëjë të mbani barkun me dorë…!

  Fabjola Kuburi:- Olsi apo Kimikat si do të drejtohemi gjatë kësaj interviste?

Olsi Bylyku:- Patjetër që Olsi, jam jashtë skene.

Advertisement

-Si do t’i përgjigjeshe pyetjes klasike: “Si je”?

-Do u mendoja njëherë se si ma the pastaj do të thoja: “Mirë, si ja çove ti”?

-Tani që e mendoj, e dije që për pyetje si kjo, rusët duan gjysëm ore kohë të tregojnë si  po i  shkon jeta…!

-S’e dija, tani që e mora vesh s’do e pyes kurrë një rus si je? (qesh)

-Cili e ka meritën më të madhe për suksesin me Kimikatin?

-Sigurisht që ka patur shumë faktorë që kanë ndikuar në suksesin e Kimikatit e për këtë secili ka meritë duke filluar nga Bes Kallaku që është suporti im më i madh, regjisori ynë Altin Basha që më dha hapsirën e duhur për tu shprehur në emisionin më të mirë të humorit në Shqipëri “Portokalli” dhe patjetër puna, dëshira dhe besimi që unë kam në vetvete, në 1 sukses gjithmonë ka disa faktor por gjithmonë faktori kryesor është vetja jote.

-Ore, si lindi Kimikati?

-Ja shpreha disa herë si dëshirë Besit që doja të bëja një audicion në “Portokalli”, u takuam dhe filluam duke menduar për një personazh, ku idea e parë ishte një përfaqësues i brezit të ri, me problemet që ka brezi i ri dhe influencën që kanë nga personazhet publike. Krijuam një tekst, u paraqita në audicione,  ku falë Zotit e fitova  dhe kështu lindi Kimikati.

-Kishe emocione kur u paraqite në audicionet e “Portokalli”?

Fare, emocione kom patur kur dilja duke kërcyer në dasëm (qesh). Patjetër që kisha shumë emocione, madje kur fitova desha të merrja një shok në telefon po kisha ngatëruar numër edhe sa e hapi personi që mora gabim i bërtita “FITOVAAAA O BOLLAAA” o djalë ça po thua më tha se jam Fatjoni nga Shkodra , o s’ka gjë i thashë dhe i bërtita “FITOVA O FATJONO, TI NUK MË NJEH POR DO MË SHOHËSH NË PORTOKALLI “

-Vazhdon të kesh edhe tani sa herë që del në skenë apo je familjarizuar tani me skenën?

-Unë jam një njeri që kam shumë emocione por këto emocione janë ato që më ndihmojnë më shumë që të jap maksimumin në skenë.

-Çfarë ke të përbashkët dhe çfarë jo me personazhin tënd më të suksesshëm?

-Në çdo personazh që krijohet ke pak nga vetvetja, do thoja që me Kimikatin mund të kem të përbashkët energjinë, pozitivitetin dhe pak të folurën nga ai personazh sepse çdo gjë tjetër nuk ka lidhje fare me tipin tim dhe pse shpesh njerëzit e krijojnë imazhin tënd dhe nga ajo që shohin përmes ekranit.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

E ka fajin çelësi apo makina?

Next Post

Më kapi depresioni pas lindjes

Advertisement