Udhëkryq
Na ndau mamaja e tij
Përshëndetje! Jam një vajzë 20 vjeçe, para 3 vitesh u dashurova me një djalë dhe ai me mua, më prezantoi me familjarët e tij, ne kishim një dashuri të pashpjegueshme, për çdo të mirë dhe të keqe ne ishim pranë njëri tjetrit por xhelozia e mamit të tij e mposhti dashurinë tonë të madhe. Ai dhe unë arritëm në një pikë që vetëm ziheshim për fajin e saj, kush e di sa herë jemi ndarë dhe jemi kthyer bashkë. Një ditë mësova edhe që djali kishte filluar të konsumonte drogë. Fillova ti qëndroja pranë por mamaja e vet ndërhynte dhe ai nuk ndante asnjë muhabet me mua. Kam duruar aq shumë sa sëmura veten e kalova në depression. Qëndruam 4 muaj të ndarë dhe djali më kërkoi prapë por unë kisha frikë. Një ditë ndihesha keq dhe i shkruajta erdhi pimë kafe, ndenjëm 3 ditë bashkë pa e ditur askush. I thashë tregoji familjes por ai më kundërshtonte e për këtë arsye u zum prapë. Ai kishte filluar drogën e nuk dinte çfarë bënte, i thashë stop më! Mbas 3 ditësh shoh statusin i fejuar, i shkruajta, u luta por asnjë përgjigje vetëm “i mendoje më përpara” përsëri iu luta por më ofendoi. U bëra keq e përfundova prapë në spital kurse ai bënte foto dhe kërcente me tjetrën! Si ka mundësi që pas shumë gjërave që kam bërë dhe kam duruar ai më hodhi poshtë? Jam shumë keq dhe nuk di çfarë të bëj…
– Ai nuk meriton njeriun e mirë prandaj dashurinë askush se do, se duan ta duan me mashtrime dhe sinqeriteti s’bën punë. Shiko jetën dhe kujdesu për veten, a ja vlejti vallë se vajte në spital për të dhe ai bënte qejf me tjetrën? Kujdesu për veten, shërohu e mos lejo qelbësirat të të mposhtin. Të uroj më të mirat. Ornela
– E dashur! Kur Zoti të largon nga dikush do të thotë që ka rezervuar për ty një fat shumë më të mirë, ashtu siç ti vërtetë e meriton. Ki besim në Zot dhe kujdesu për veten tënde. Gjithë të mirat. Armando
– Lëri Zotin se nga hundët ka për ti dalë gjithçka, shiko jetën tënde e fshije nga zemra. Sara
– Mos u mërzit, njerëzit sot nuk ti din vlerat e të hedhin poshtë shumë lehtë duke qeshur sepse janë pashpirt por Zoti sheh. Alda
– Mirë ke bërë që je ndarë sepse nuk rrihet me një njeri që përdor drogë, sot përdor drogën nesër bën gjëra më të mëdha. Brikena
Pyetje të reja
-Ç’mendim keni për ata njerëz që ndryshojnë për t’i bërë qejfin dikujt? Për mendimin tim janë pa pikë personaliteti. Moza
-Pse ndodhin konfliktet në martesë? Burri e konsideron veten ”padron” të gruas dhe kjo gjë krijon probleme mendoj unë. Viktoria
-“Mishi social” i shoqërisë po vazhdon të dobësohet deri ku mund të shkojë kjo prirje gati e pakthyeshme?
-Ore më duket mua apo po tallet me njerëzit kjo qeveria njëherë Sajmir Tahiri e tani loja e fjalëve të Edi Ramës me gazetarët? Shkëlzen
-“Ndihmoje veten dhe pastaj të gjithë do të ndihmojnë. Ky është parimi i dashurisë vëlla.” Unë mendoj që njeriu kur humb respektin dhe dashurinë për veten nuk mund të pretendoj ta fitoj nga të tjerët. Blerta
-Pse njeriu i lirë bëhet më i keq? Liria e tëpërt i bën dëm njerëzve. Igli
-Vritet gruaja për xhelozi? Kush ja ka dhënë këtë të drejtë burrit? Pse në shoqërinë tonë ka kaq shumë vrasje nga xhelozia? Pse tek ne si rrallë në shoqëritë europiane xhelozia dhe dhuna janë bërë binom kaq i rrezikshëm me pasoja vdekjeprurëse për gratë? Mandi
-A duhet ti ndjekë mandatet opozita nëse votohet pro bandave? Po, duhet t’i djegë mendoj unë por nuk e bën askush. Patricia
-Opozita nuk duhet të njohë asnjë institucion të mazhorancës nëse nuk i hiqet mandati Sajmir Tahirit. Duhet të njoftoj edhe ambasadorët për vendimin dhe ministritë e tyre përkatëse (sepse ambasadorët janë të implikuar në trafikun e drogës). Arbër
– Po të ketë burra po por si vështirë duket kjo punë. Skënder
– Për mendimin tim duhet ti dorëzojnë mandatet se nuk mund të kapen me ata veç bëhen bashkëpuntorë. Anton
– Pse ëndërroni kot, ata nuk kanë për të djegur mandate kurrë. Reshat
–Nuk ka asnjë mundësi të votohet kundra Saimirit, kjo dihet me siguri absolute! Irena
–Opozita po sillet si pa kuptim! Ka mjete demokratike dhe arsye të bollsheme për të vën me shpatulla pas muri këtë qeverisje antishqiptare. Pirro
– Nëse janë demokrat dhe të ndershëm që kanë hyrë në parlament për të mbrojtur interesat e popullit, ata duhet të largohen dhe ti hedhin mandatet e këtij parlamenti në lanë. Enkelejd
– Cila është ëndrra juaj në sirtar? Unë nuk e kam të futur ne sirtar akoma. Blerina
– Unë kam patur ëndërr të bëhesha piktor por e braktisa këtë ëndërr sepse zgjodha emigracionin. Olgert
– I kam realizur të gjitha ëndrrat e mia sepse Zoti vonon por nuk të harron dhe ëndrrat realizohen vetëm nëse je njeri i sinqertë, i ndershëm dhe i padjallëzuar. Zoti ti jep të gjitha të mirat një ditë nëse vërtetë i meriton. Rafaela
– Më kanë vjedh komodinën bashkë me sirtar dhe ëndrrën po ashtu. Denisa
– Sa ëndrra janë po më mirë mos ti zgjojmë se fillojmë e kënaqemi pak çaste. Emi
– Ta kem sirtarin plot me lekë. Selma
– Sa gënjeshtarë jeni? Cila ka qënë gënjeshtra më e dhimbshme që keni thënë dhe më pas jeni ndierë vërtetë keq apo nuk e vrisni mendjen fare, mjafton të dilni nga situata ku jeni gjendur?
– Po, kam gënjyer prindërit e një shoku, më morën në telefon dhe më thanë çfarë bën X? Mirë është i thashë ndërkohë që ai ishte aksidentuar. Enea
– Zakonisht gënjej kur s’dua ose s’kam kohë të rri të degjoj për minuta të tëra njerëzit në telefon duke i thënë isha në punë dhe s’munda të flisja. Arvjona
– Mashtrime momentale bëjmë por deri më sot s’kam bërë ndonjëherë keq se e keqja mos sot një ditë kthehet. Joel
– Asnjëherë nuk gënjej sepse më tradhëton fytyra. Florida
– Dëshira është ajo që të detyron të fitosh, kur llogjika të thotë se e ke humbur! Ju si mendoni? Për mendimin tim është egoja ajo që s’të lë. Kristi
-Dëshirat mund të jenë të mëdha por kur njeriu piqet nuk mund të veproj më në bazë të dëshirave por të llogjikës. Arta
– Po, dëshira për të arritur atë që do dhe e arrin sepse atë gjë mendon e ta jep Zoti kur beson. Marjon
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!