Unë kam një Volvo XC70 te vitit 2007, 2.4 automatike. Makina dridhet kur unë e ndez. Kjo nuk lidhet me shpejtësinë pasi i kam rinovuar këmbët e motorit, të  katër gomat, disqet e frenave dhe ferrotat  para dhe mbrapa. Në servis i kam bërë dhe ndërrimin e vajit të kambios. Motori është për mrekulli me pak fjalë. A mund të jetë ky një problem që lidhet me volantin e motorit? Kur makina nuk lëviz ky problem nuk shfaqet. Kjo ndodh vetëm kur unë e ndez makinën. Çdo mendim i juaji do më ndihmonte goxha.

Përgjigjet, Ervin Demiri, drejtor i Auto Servis Besland, Rr “At Zef Valentini”, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Laprakë, Tiranë, +355(0)42236711, 0682020991, beslandshpk@gmail.com:- Përshëndetje! Ju falënderoj për besimin! Sipas asaj që ju më përshkruani më lart kjo tingëllon sikur ka humbje korenti në motor. Nëse ky problem ndodh vetëm kur makina largohet nga një ndalesë, atëherë po kjo mund të jetë një faj i transmesionit (duke qenë se ju praktikisht  keni zëvendësuar shumë mirë çdo gjë tjetër.)Por nëse faji është aty sa herë që ju përshpejtoni, unë jam i prirur të mendoj se me këtë lidhet motori i makinës tuaj. Kështu që unë do të sugjeroja qe të zëvendësohej filtri i karburantit dhe gjithashtu të kontrolloni që valvula e EGR nuk është e bllokuar dhe ta pastroni atë. Faleminderit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *