Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Luar: Ishte koha për rikthim

Kënga e saj “Gjithmonë” ka qenë një ndër hitet e zemrave të të dashuruarve dhe e dëgjojë kudo nëpër makina, dedikime apo kohë melankolike në dashuri. Luar Arani, këngëtarja simpatike që bëri “boom” me këtë këngë por jo vetëm, e pasuan këngë si “Vetëm”, “Remember” e tani pas disa vitesh mungesë në skenën muzikore shqiptare, ajo sjell “si dje”. Në këtë klip të ri, si një rikthim i bukur, ajo vjen me një look të veçantë dhe origjinal. Ajo mbetet një ndër këngëtarët më të dashura pëer publikun por edhe për në gazetaret, sepse ka qenë gjithmonë e gatshme për intervistat ku e ftonim. Luar, simpatike, e dashur por jashtëzakonisht e talentuar, vjen në këtë intervistë me një rrëfim të plotë për veten. Pse kjo mungesë e Luar? Ku ka qenë dhe çfarë ka bërë gjithë këto vite ajo? Pse u rikthye pikërisht tani?

 

Fabjola Kuburi:- Luar, sa më kishte marrë malli për intervistat me ty…!

Advertisement

Luar Arani:- E njëjta gjë vlen edhe për mua.

-5 vjet mungesë në muzikë, ku ka qenë Luar gjithë këto kohë?

– Megjithëse kam kompozuar dhe jam marrë me disa aktivitete muzikore u fokusova parimisht tek karriera akademike. Përfundova bachelor në Berlin dhe masterin në Vjenë si dhe u mora me disa projekte internacionale dhe tani ishte për mua koha e duhur për t’u rikthyer tek ajo që më plotëson më shumë, muzika.

-Në këtë klip ti ke një look të veçantë. Ku je frymëzuar për këtë?

-Gjithmonë më ka tërhequr ngjyra gri dhe më ka dhënë gjithmonë një ndjesi të filmave ose serialeve epik ose mistik dhe ky ishte look-u që unë mendoja më të përshtatshëm për këtë klip. Në fakt ka qenë një grup shumë i veçantë që u bashkua për të zgjedhur këtë look. Motra ime, Elona Balaj, Nova Extensions Center & Paruke  si dhe Atelie Tila.

-Kënga “Gjithmonë” do mbetet hit i zemrave të dashuruara, po “Si dje” kujt i adresohet?

-…dhe një zemër e thyer është në shumë raste ende një zemër e dashuruar. Megjithatë si teksti thotë: „Mos mendo se bashkë me ty jo jo humba unë dhe lumturinë“, do të tregoj se megjithëse dashuria dhemb dhe kujtimet janë gjithmonë aty, njeriu është i aftë të vazhdoj përpara.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më janë gërryer dhëmbët

Next Post

Markela Dede: E kam nisur me këmbë të mbarë

Advertisement