Fabjola Kuburi:- Eva, në fillim na premto që i përgjigjesh të gjitha pyetjeve dhe me sinqeritet dhe në fund na jep vlerësimin në rregull?
Eva Murati:- Jam partizane e së vërtetës! E mbroj edhe kur pasojat bien mbi mua, kështu që mos prit asgjë veç të vërtetës!
– Ok, atëherë, ti je bërë edhe pjesë e “Kangur”, si do e quash këtë eksperiencë?
-Fantastike! Kam qenë pjesë e shumë grupeve xhirimesh, edhe pse mund te krijohen fërkime apo situata të nxehta në përgjithësi ia kalohet mirë por “Kangur” është ndryshe!! Gjithçka shkon perfekt që nga fillimi i xhirimeve e deri në çastet e fundit që mbyllen që të gjithë jemi të lodhur. Ndodh rrallë që kimia e grupit të funksjonojë kaq mirë. Jam shumë e lumtur që po punoj me profesionistë të fushës, po mësoj shumë, çdo ditë ndjej të rritem profesionalisht, kështu ndihmoj veten dhe projektin.
-Si u ndjeve kur u përzgjodhe për të qenë pjesë e “Kangur”?
– Nëse do ta kisha ditur që në fillim se me kë do bashkëpunoja me siguri do ta kisha humbur audicionin! Luan Kryeziu është një prej regjizorëve më të mirë, i vlerësuar në festivale prestigjoze të kategorisë A si Montreal Film Festival, Cairo Film Festival që janë ëndërr për shumë regjizorë në botë. Fakti që shkova symbyllur në audicion më bëri të jem më e çlirët dhe të kisha më tepër vetbesim. “Fluturova” nga gëzimi kur m’u komunikua lajmi i pranimit tim në “Kangur” mbi të gjitha kur mora vesh për rolin që të luaja.
– Sa “kangur” je ti?
-Momentalisht 24/7 pasi e gjithë dita më kalon në set (qesh). Kjo përsa i përket kohës por nëse do t’i referoheshim metaforës të vërtetë të kangurit 100%. Kanguri është një kafshë me një veti të veçantë, ai e mban në “xhep” të voglin e tij edhe pas lindjes është shumë i lidhur me të. Ashtu është personazhi kryesor në serial, detyrohet ta ndihmojë familjen e tij edhe në një moshë të madhe e kushte të vështira.
– Të lodhin më shumë xhirimet e serialeve si “Kangur” apo live-et e emisioneve?
-Të dy duan impenjimin dhe parapërgatitjen e vet. Xhirimet e filmit janë më impenjative sigurisht të duhet të jesh i qetë mendërisht pasi duhet të dalësh nga vetja dhe të luash dikë tjetër. Televizioni të jep adrenalinë tjetër.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!