Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Vajzat kërkojnë djem
Dipali Pansare: Jam krejt ndryshe nga Pajali
Fjalëkryqi

Dipali Pansare: Jam krejt ndryshe nga Pajali

Deepali Pansare

Dipali Pansare është një aktore indiane, e njohur më shumë në kinemanë e gjuhës marathi. Ajo ka lindur në qytetin e Nasikut në vitin 1984 dhe ka kryer studimet për kompjuter dhe inxhenieri. Pas shkollës ajo filloi të punonte si inxheniere kompjuterash në qytetin e Punes, por shpejt e la punën dhe vajti në Bombei për të filluar karrierën e aktores. Ajo filloi në një shfaqje televizive të quajtur “Ne vajzat” . paskësaj mori pjesë në serialet “Të kam në zemër”, “Perëndesha” dhe “Devjani”, rol për të cilën mori shumë vlerësime. Më pas ajo interpretoi edhe në shumë filma dhe seriale, ku më i njohuri për ne është “Si ta quaj këtë dashuri?”, me rolin e Pajalit, motrës së protagonistes, Kushit. Dipali është martuar në vitin 2014 me Suvir Safaja dhe në maj të këtij viti është bërë me djalë. 

 

– Ne shohim se ti ndryshon nga Pajali e ndrojtur dhe e turpshme. Mund të na thuash dy fjalë për veten? Kush është Dipali e vërtetë?

Advertisement

– është e vërtetë se Dipali nuk ngjan shumë me Pajalin, megjithëkëtë mua më pëlqeu interpretimi i këtij roli. Dipali është një vajzë e shkathët, e prapë, që la punën e saj si inxhiniere për t’u marrë me diçka që i pëlqente më shumë, aktrimin. Shpresoj të më plotësohen ëndrrat e mia.

Si kalove nga inxhenieria tek aktrimi, që janë dy gjëra kaq të ndryshme?

– Kam dashur gjithmonë të bëhesha aktore, bile i pata thënë tim eti se doja të provoja të aktroja, por ai më tha që ishte me mirë të kisha një punë të sigurtë dhe më pas të provoja të bëhesha aktore. Kështu që unë bëra atë që desh im atë, mbarova universitetin, bile fillova edhe punë, por më dukej e mërzitshme, gjithmonë e njëjta gjë, oraret të njëjta, etj. Unë doja të njihja njerëz të rinj, të kisha një eksperiencë të re pune, të jetoja një jetë të re.

Ishte e lehtë të filloje punë si aktore?

– Nuk ishte e lehtë në fillim. Njerëzit kujtojnë se po të kesh një fytyrë të bukur, i ke të gjitha dyert e hapura, por nuk është kështu. Kam bërë shumë provime për të filluar punë dhe më në fund ia dola mbanë. Mesa duket ishte e shkruar se do të bëhesha aktore.

Si u ndjeve kur more vesh se kishe fituar rolin e Pajalit tek “Si ta quaj këtë dashuri?”

– Në fillim u ndjeva pak konfuze. Sapo kisha mbaruar një serial tjetër dhe po kërkoja një rol të ri dhe shkova të jepja provim tek “Si ta quaj këtë dashuri?”, për rolin e Anxhalias. Regjisori që më mori në provim tha se më kishte parë diku dhe unë u ndjeva e çuditur, sepse kisha marrë pjesë në shumë seriale më parë. Në fakt, në fillim nuk e kisha idenë kush ishte as Anxhalia, as Pajali. Pas ca kohësh ata më telefonuan dhe më pyetën se cilin nga dy rolet preferoja dhe u thashë të më jepnin cilin të donin, mjaft të ishte i mirë. Kështu më telefonuan më pas dhe më dhanë rolin e Pajalit.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vajzat kërkojnë djem

Next Post

Fjalëkryqi

Advertisement