Vasundra tronditet kur mëson se Sakshi është shtatzënë dhe nis të shqetësohet për të. Ajo ia tregon raportin e shtatzanisë Ragnit dhe i thotë asaj se Sakshi mund të ketë shumë të këqija, por se në fund të fundit, ajo thjesht është përpjekur të jetë një grua e mirë për Alekun. Ragni e ka të vështirë ta besojë se Sakshi është shtatzënë me Alekun, por Vasundra është e bindur se po dhe vendos ta rikthejë Sakshin në shtëpi. Ajo shkon në jetimoren ku ajo jeton dhe e pyet se pse nuk i kishte treguar se ishte shtatzënë. Sakshi hiqet sikur nuk e dinte ende me siguri këtë gjë. Vasundra i kërkon të kthehet në shtëpi dhe Sakshi buzëqesh e lumtur. Nga ana tjetër, Ragni dhe Anmoli përpiqen të kuptojnë nga Aleku nëse ai ka bërë ndonëjherë dashuri me Sakshin. Ai u thotë se nuk e ka afruar kurrë atë. Anmoli dhe Ragni vendosin të provojnë para Vasundrës se Sakshi nuk është shtatzënë me Alekun…

 

Taruni i tregon Sakshit se e ka mashtruar

Vasundra i shpreh Anmolit besimin e saj të plotë në menaxhimin e perandorisë Raxhvanxh. Sakshi i tregon Vasundrës se të gjithë e dinë që Aleku punon si kamerier, por po e mbajnë të fshehtë para saj. Vasundra mërzitet kur mëson për punën që bën i biri, por Anmoli dhe Ragni e bindin se kjo punë është e nevojshme që ai të fitojë besimin në vetvete. Vasundra më në fund e pranon dhe e përgëzon Alekun për iniciativën e marrë, gjë që e zemëron shumë Sakshin. Anmoli i thotë Ragnit se është i bindur që Sakshi është shtatzënë me Tarunin. Për ta vërtetuar këtë, ata shkojnë në burg dhe paguajnë për lirimin e Tarunit. Më pas në momentin e lirimit të tij, shkojnë para portës së burgut për të parë nëse Sakshi do të vijë ta takojë Tarunin.

Axhai e informon Sakshin se Taruni po del nga burgu dhe ajo shkon ta takojë e lumtur. Anmoli dhe Ragni bëhen dëshmitarë të një momenti shumë delikat në jetën e Sakshit dhe e filmojnë atë, ndërsa takon Tarunin. Këtij të fundit nuk i vjen aspak mirë që ajo ka shkuar ta takojë dhe i rrëfen se gjithçka që ka ndodhur ka qenë plani i tij, për të përfituar nga budallallëku i saj. Ai i thotë se nuk i bëhet vonë për të e për fëmijën e saj bastard dhe i thotë se edhe kur e kapën dhe e futën në burg, nuk ishte duke pritur që të vinte ajo, por ishte nisur të ikte i vetëm, bashkë me bizhuteritë e ta braktiste. Sakshi tronditet kur dëgjon këto fjalë nga njeriu që do më shumë dhe ndihet fajtore që ka bërë të vuajë e gjithë familja Raxhvanxh për shkak të naivitetit të saj dhe të besimit të saj te një njeri që nuk e ka dashur kurrë.

 

Malti i çjerr maskën Sakshit para të gjithëve

Taruni ikën dhe Sakshi mbetet para burgut e vetme, duke qarë. Ragnit tashmë i vjen keq për këtë vajzë të mashtruar dhe do që të shkojë ta ndihmojë, por Anmoli nuk e lejon, pasi i thotë se nëse ajo e merr vesh që ata panë gjithçka, mund të abortojë fëmijën dhe të hakmerret ndaj saj. Familja Sharma feston ditëlindjen e Kavit. Malti ka ftuar në festë edhe pronarin e Vinetit dhe  habitet kur mëson se burri i saj nuk e ka dhënë dorëheqjen, siç i kishte thënë asaj. Ajo e merr më vete Vinetin dhe e pyet se pse e ka mashtruar. Atëhere Vineti ia thotë hapur se ka dashur vetëm të zbulojë se pse ajo po i mashtron të gjithë, duke thënë se është shtatzënë. Malti nis të qajë dhe i tregon për shantazhet e Sakshit…

Ragni dhe Anmoli habiten kur shohin të vijë në festë Sakshi, duke e ditur se sa e dërrmuar është ajo pas asaj që ka ndodhur. Në fund të festës, policia vjen në shtëpi dhe kërkojnë të arrestojnë Vinetin me akuzën e një aksidenti dhe të largimit nga vendi i ngjarjes. Malti, nis t’i kërkojë llogari Sakshit se pse e ka dorëzuar videon në polici, ndërkohë që ajo po vepronte siç po e mësonte ajo. Sakshi rrëfen se aksidenti nuk ka qenë real, por i inskenuar, vetëm e vetëm për t’i bërë shantazh asaj. Të gjithë mësojnë të vërtetën mbi shtatzaninë e Sakshit dhe qëllimin e saj për të mashtruar sikur është shtatzënë me Alekun… Policia, që kishte ardhur e thirrur nga Vineti, me qëllimin për të nxjerrë në pah të vërtetën, largohet. Tashmë, Sakshi ngelet pa maskën e saj para të gjithëve…

Pasi mëson se çfarë ka ndodhur, Vasundra i sulet Sakshit dhe i kërkon asaj të dalë përgjithmonë nga shtëpia e saj. Vasundra tregohet shumë e rreptë me Sakshin dhe i thotë asaj se nuk mund të përfitojë nga djali i saj anormal, por në momentin që ajo po e nxjerr nga shtëpia, Ragni, për habinë e të gjithëve, i del…

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *