Dy motra binjake ruse kanë vendosur se ka ardhur momenti që të gjejnë shpirtin e tyre binjak, por ato nuk kanë ndërmend që të ndahen nga njëra tjetra dhe për këtë arsye kanë vendosur që edhe të marrin të njëjtin burrë. Por ky i fundit duhet të plotësojë një kusht jetik për t’u martuar me dy motrat, Adel dhe Alina Fakhteeva, të jetë jashtëzakonisht i pasur. 22-vjeçaret, të cilat vijojnë shkollimin në Universitet, janë të famshme në qytetin e tyre të lindjes, ku edhe njihen për blogun e tyre të modës, ku pozojnë foto jo pak provokuese.