Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Dua të jap maksimumin

Jam një djalë 24 vjeçar, jam marrë gjithmonë me palestër por kam 7-8 muaj që e kam lënë. Vendosa që të filloja prapë pasi kam dëshirë të ndjek Universitetin e Sporteve dhe më rekomanduan që si fillim duhet të bëj për një kohë krosfit dhe rashë dakort që të bëja atë që duhej por këtë herë nuk po mundem dot e ndihem si i pafuqishëm. Ushtroj forcë por prapë nuk jap dot maksimumin tim e më dhëmb i gjithë trupi pasi dal nga palestra. Ju lutem mund të më thoni si duhet të veproj?

 Skerdi Pasha instruktor, Royal Fitness Club, Rruga: Theodor Keka, Unaza e Re pranë Astirit. Numër telefoni: 0695445228:- Përshëdetje! Me sa po kuptoj ti je përfshirë nga një gjendje dembelizmi dhe dyzimi. Ndoshta ti s’e ke me shumë qejf të marrësh pjesë tek normat për të fituar të drejtën për të filluar tek Universiteti Sporteve. Më kujtohet koha ku u përgatisja vetë për të fituar atë shkollë. Stërvitja fillonte në 6 të mëngjesit. Fillonte aq herët sepse ishim futbollista dhe duhet të bënim stërvitje me ekipin paradite dhe pasdite. Ngarkesa stërvitore na shkonte 3 herë në ditë dhe të gjithë ne ishim të motivuar dhe energjikë duke bërë përditë stërvitje edhe për universitetin edhe për ekipin e futbollit ku merrnim pjesë. Pra ishim të vendosur 100% për të kapur objektivin dhe nuk njihnim lodhje. Mosha që ke ti është një moshë ku zakonisht meshkujt janë shumë të pavendosur. Atëherë lind pyetja si të marrësh energji ti dhe të ndjehesh i freskët për të bërë gym ose crossfit për të fituar shkollën? Gjithmonë katarsi shpirtëror e përdorur kjo shprehje në formë metaforike, fillon me zonën kardio. 2 javë do dalësh tek liqeni, do bësh 45 minuta vrap me puls 65%. Javën e 3-4 do shkosh në palestër, do bësh ecje në malore tek pista kombinuar me vrap.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Astrologia shpjegon

Next Post

Fjolla Morina pranon që…nuk ka klas

Advertisement