Teksa numri i rasteve sa vjen e shtohet me infektime nga Covid, spitalet po përballen me mbipopullim, e si të mos mjaftonte kjo, familjarët e pacientëve kanë vërshuar me lumë akuzash ndaj menaxhimit të situatës dhe sjelljes së mjekëve.

Moderatorja dhe gazetarja e njohur Aida Shtino ka kreaguar ashpër pikërisht për këtë e cila përmes një postimi në Facebook, fajëson autoritetet shëndetësore, duke nisur nga ministrja Ogerta Manastirliu e deri te mjekët për trajtimin që po i bëjnë pacientëve.

Një nga shqetësimet që ngre ajo, është moslejimi i telefonave nga ana e pacientëve për tu lidhur me familjarët e tyre, ndërsa shton se mjekët dhe ministria e Shëndetësisë  do të përballen shumë shpejt me zemërimin e qytetarëve të cilët po humbin të afërmit e tyre.

Reagimi i plotë: A mundet tiu bej nje pyetje doktoreve tane te “çmuar” Perse nuk ju lejojne te semureve me covid qe jane te shtruar ne spital telefon..?????? Kush eshte arsyeja , qe nuk i lejojne te flasin me te afermit e tyre…?????? A jeni ne terezi ti Ministre Manastirliu dhe ti Kryetare e Komitetit Rakacolli me Pipero e kompani …..??????

A i keni trute ne koke, apo ju kane vaksinuar juve perpara, se qe te jeni kaq te pashpirt nuk ma priste mendja kurre…..A do ta mbani dot turmen kur tiu versulen, sepse po ju ” zhduken” te afermit!!!!!!!! A jeni ne dijeni se cfare jeni duke bere ?????????? A i keni trute ne koke ju doktoresha a keni femije e prinder ne shtepi ju ??????????

Kush eshte arsyeja qe nuk ju lini telefon kush?????? Nje gje po ju them mbajeni mend, se nuk do te arrini te permbani me turmen e terbuar, qe do tju versulen nga zemerimi , sepse po i ktheni ne kavie laboratori te afermit e tyre….dhe aty jo polici, po as ushtri nuk i ben dot zap….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *