Dasma e Marinës dhe Getoarit ka qenë një nga më të përfolurat e këtij viti. Nuk kanë qenë të paktë personazhet publike që ishin të ftuar në këtë ceremoni. Evi Reçi ka qenë një nga ftuarat e pranishme jo vetëm në rolin e kushërirës por dhe të këngëtares që dhuroi një performancë të mrekullueshme për të ftuarit. Madje këngëtarja i ka kushtuar edhe një dedikim moderatores në rrjetet sociale teksa ka publikuar një foto ku shfaqen të dyja. “Nëse do doja të kisha një motër do e kisha pikturuar me portretin dhe shpirtin tënd. Jam e lumtur që isha pjesë e ditës tënde më të rëndësishme poçi. Kam vetëm një porosi: Ji e lumtur, se e meriton.”, shkruan Reçi
Advertisement