Samanta Karavella është një nga këngëtaret që ka korrur një sukses shumë të madh. U bë e njohur me pjesëmarrjen në ‘Ethet e së Premtes’. Së fundmi ka disa këngë hit në treg që i përkasin asaj, i fundit i publikuar është ‘Zemrën maje’. Pavarsisht se shumë nga fansat janë kuriozë për jetën personale të saj, Samanta nuk ka folur asnjëherë për lidhjet apo partnerët e saj por në një intervistë të fundit të saj këngëtarja ka dhënë disa detaje të vogla. Ajo ka treguar se lidhja e saj është serioze dhe mund të finalizohet me martesë sapo ajo të marrë një unazë dhe një propozim. ‘Lidhjet janë diçka që jam përpjekur t’i mbaj jashtë fokusit të medias pasi me publikun dua të ndaj vetëm projektet dhe artin tim. Por, dalëngadalë do të vijë një moment që do të ndryshojë vetë rrjedha e jetesës time pasi është normale, qoftë edhe në moshën që unë kam, ndoshta një ditë do të më vijë një unazë”, tha Samanta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *