Kam një fëmijë të vogël ende pa bërë 3 vjeç dhe kam vënë re që herë pas here kur nevrikoset i ikën syri i majtë nga brenda.Kam frikë mos e ka kap ndonjë sëmundje e keqe në sy. Ka ndonjë mundësi?
Rezarta Shkurti Okuliste Adresa: 1) Poliklinika Qëndrore 2) Optika UNION-pranë DIAMOND tek 21 dhjetori. Cel 0692529165:- E dashur letërshkruese, fillimisht ju përgëzoj për faktin që jeni treguar e kujdesshme dhe keni kapur një defekt qoftë edhe të lehtë, qoftë edhe minimal në sytë e fëmijës tuaj. Ju përgëzoj, pasi problemet e syve të fëmijëve konsiderohen thuajse totalisht të zgjidhshme kur kapen në moshë të vogël. Nëse mosha e fëmijës rritet, atëherë propabiliteti për ta zgjidhur defektin e shikimit pakësohet. Në lidhje me problemin e fëmijës tuaj mendoj se duhet të kemi të bëjmë me një anomali refraksioni, pra me problem numri apo dioptrie në sy, përderisa syri i fëmijës strabon (ikën shtrembër).
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!