Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Visjan Ukcenaj: Semafor llumi pa dritë jeshile

Visjan Ukcenaj është një nga aktorët më të talentuar të ekranit shqiptar sot. Ka arritur të rrëmbejë admirimin e dashamirësve të humorit nëpërmjet rolit të “laçjanit”, por dhe shumë roleve të tjerë. Për më shumë rreth teatrit, aktrimit, humorit, muzikës fushës më të fundit ku Visjani po shfaq talentin, dhe gjendjes së tyre në Shqipëri, Ukcenaj është shprehur për gazetën “Intervista”.

 Fabjola Kuburi:- Visjan, përshëndetje. Çfarë makine po nget momentalisht?

Visjan Ukcenaj (Vukman):- Përshëndetje! Momentalisht ngas një Volksëagen Polo. Më pëlqen shumë si makinë. Është e vogël, sportive dhe ekonomike. City Car!

Advertisement

– Të jesh një aktor në Hollyëood do të thotë famë e madhe, shifra marramendëse etj. Po në Shqipëri, si është të jesh aktor?

– Aktorët e Hollyëood janë shumë larg tregut tonë dhe fama e tyre si rrjedhojë është masive. Ata ndikojnë në art, madje dhe në formimin e kulturave dhe trendeve. Ne kemi një treg shumë të vogël. Si rrjedhojë, vlerësimi ynë është tmerrësisht i vogël, gati qesharak për një aktor, por jo vetëm për ta!

– Flasim për muzikën, pasionin tënd!

– Muzika është një dashuri e madhe për mua, sepse kam qenë gjithmonë i lidhur me të dhe i ndikuar prej saj. Muzika hip-hop është rruga ime e dytë pas aktrimit. Big Basta pati besim në talentin tim, dhe si rrjedhojë realizuam bashkëpunimin tim të pare me këngën “Kastro Zizo”. Gjithashtu producenti im Klaudio Myrtaj prodhon muzikën dhe më udhëheq në të gjithë prodhimet e mia muzikore. Më datë 26 doli dhe kënga ime e dytë “Farmaci” në bashkëpunim me Addictive. Së shpejti do publikoj dy produksione vetëm.

– Të ka vlejtur sadopak formimi në Akademinë e Arteve, apo mendon që aftësia jo vetëm e jotja në aktrim, por e kujtdo, është një element i lindur?

Shkolla është ajo që formon talentin e njëaktori. E bën atë fleksibël për çdo sfidë që i del, qoftë dramatike, komedi, film, teatër apo shoë, siç është Apartamenti 2XL. Dhe sigurisht, aktori është vetëm në skenë. Aktorët me jetë janë të shëmtuar dhe të papranueshëm. Janë pjesë e krimbur e shoqërisë.

-Preferon më tepër aktrimin në teatër apo në një film?

– Jam fans i filmit, e dua shumë, pavarësisht se teatri të jep një emocion shumë të prekshëm dhe të drejtpërdrejtë, dhe është një vend ku tregohen vlerat e vërteta aktoriale. Unë dashuroj filmin, sidomos personazhet dramatikë dhe ata antagonist. Dhe për çudi, deri tani kam luajtur personazhe romantikë dhe pozitivë, si p.sh. në filmat “7 Ditë” dhe “Simon”

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Rudina Delia: Nuk jam si kujton ti…!

Next Post

A është normale kjo për një 4 vjeçar?

Advertisement