Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Ina Malhani: Nënë Tereza e re

Ajo është një grua e thjeshtë që e do jetën me të mirat dhe të këqijat e saj. Ina Malhani,  ka kaluar pothuasje gjithë jetën e saj duke bërë bamirësi, tek të sëmurët mendorë, të shtëpitë e fëmijës, tek të varfërit, ka dhuruar gjak 25 herë, që në vitin 1993 dhe sot e kësaj dite ajo vazhdon veprimtarinë e saj. E financuar vetëm nga familja e saj, ajo nuk di të ndalet. E duan të gjithë, madje të gjithë e thërrasin “nëna” duke i vënë kështu mbi supe emrin më të rëndësishëm në jetë. Njihuni me gruan që u vlerësua “Ambasadore e paqes në Shqipëri”, gruan që u bekua nga vetë nënë Tereza, gruan që gjithë jetën e kaloi në dobi të humanizmit. Kjo është Ina Malhani!

 

 

Advertisement

Fabjola Kuburi:-Përshëndetje  Ina, bëmat e tua nuk janë të panjohura, por për një prezantim më të gjerë…kush është Ina Malhani?

Ina Malhani:- Ina është një grua e thjeshtë dhe me një shpirt të madh. Ka lindur në Durrës me 22.7.1959. Është rritur në shtëpinë e fëmijës “Persa Grabova” Shkodër deri në moshën 14 vjeçe. Nga mosha 8 -14 vjeçe ka qenë gjimnaste me ekipin e Vllaznisë në Shkodër ku ka marrë shumë çmime. Nga mosha 14-18 vjeçe ka vazhduar Shkollën e Mesme të Ndërtimit, dega Topografi në Tiranë.

– Ke një jetë të tërë që merresh me bamirësi, çfarë gjen në këtë rrugën tënde?

– Vërtetë jam marrë me bamirësi dhe me shërbime vullnetare për 26 vite. Madje që kur kam qenë e vogël kam patur ndjenjën për të bërë sa më shumë të mira. Por kjo u vulos në vitin 1995 kur pata fatin të takoj Shën Terezën e Kalkutës ku u bekova nga dora e saj dhe bekimin që mora më hapi rrugën e ndjenjës së dashurisë, bamirësisë ku shpërblimi është lumturia.

-Të financon dikush apo vetëfinancohesh për këto bamirësi që realizon?

– Bamirësitë që realizoj nuk kanë sponsor por vijnë vetëm nga familja ime.

-Je edhe dhuruese e gjakut prej shumë vitesh, po këtë pse e bën?

-Jam dhuruese gjaku që nga viti 1993. Kam dhuruar gjak falas 25 herë për fëmijët talasemikë. Dhuroj gjak për të shpëtuar jetë dhe këtë vepër do ta bëj deri sa të marr frymë.

– Çfarë ndjen kur ata që ndihmon të falënderojnë?

– Ndjenjat nuk përshkruhen me fjalë. Do të duhet një roman të përshkruash lumturinë.

– Shumë njerëz do e kishin bezdi të merreshin me njerëz me aftësi të kufizuara, ndërkohë ti e bën pothuajse çdo ditë…!

– Për mua janë njerëz si mua, si ju. Edhe pse fizikisht janë ndryshe , unë i shoh, i shërbej dhe i trajtoj si njerëz normal. Madje ata të falin më shumë dashuri.

– Ke qenë e ftuar në Shenjtërimin e Nënë Terezës në Vatikan, mendon se ky është një vlerësim i madh për ty, ndoshta më i madhi?

– Vërtetë kam qenë ne Shenjtërimin e Nënë Terezës me ftesë nga Papa Françesko që është një fat i madh për mua. Por vlerësimi më i madh është ëndrra ime të shkoj në Indi për të shërbyer atje tek të varfërit e më të varfërve. Vendi ku Shën Tereza ka ngritur shtëpitë për të varfërit.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Enxhi Çuku: Dita më shkon si "Kangur"

Next Post

Bën mirë soda e bukës për veshkat?

Advertisement